/ATSH-AFP/ - Suedia ngriti tonin sot pasi konfirmoi se një nëndetëse e huaj kishte shkelur yjërat e saj territoriale në tetor.
"Ne ende nuk e dimë se kush është përgjegjësi i kësaj shkelje. Por më lejoni t'i them qartësisht, se kjo është krejtësisht e papranueshme, ne nuk duam aktivitete përgjimi në ujërat tona", theksoi kryeministri, Stefan Löfven, gjatë një konference për shtyp
"Ata që synojnë të hyjnë në territoret suedeze ilegalisht duhet ta dinë shumë mirë se çfarë rreziqe të mëdha sjell për ata që marrin pjesë drejtpërdrejtë në një shkelje të tillë", theksoi si, duke deklaruar përforcimin e kapaciteteve të kërkimit dhe identifikimit të forcave të armatosura.
"Ne do të mbrojmë integritetin tonë territorial me të gjitha mjetet e disponueshme", insistoi shefi i qeverisë.
Duke paraqitur foto që e mbështesin këtë gjë, shefi i shtabit të përgjithshëm Sverker Goranson, konfirmoi se një nëndetëse e vogël ndodhej në ujërat suedeze.
Nga 17-24 tetori, Suedia ndërmori një operacion për gjetjen në detin Balltik dhe në srkipelagun e Stokholmit të një nëndetëseje të mundshme, me shumë gjasa ruse.
Rusia përgënjeshtroi çdo përfshirje duke theksuar se nëndetësja ishte holandeze, një informacion i hedhur poshtë nga Holanda.
/Shqiptarja.com