Bashkia e Tiranës ka nisur riparimin dhe zëvendësimin e stolave në rrugë, lulishte, dhe lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke ofruar më shumë infrastrukturë dhe komoditet për qytetarët.
Punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit të Qytetit, u është përgjigjur në kohë rekord edhe të gjitha kërkesave të qytetarëve për të kompletuar me stola lagjet dhe ambientet ku ata jetojnë.
Javët e fundit janë riparuar të gjithë stolat e dëmtuar në lulishte apo hapësira të ndryshme të qytetit, si dhe janë montuar stola të rinj kryesisht në brendësi të lagjeve apo pranë blloqeve të pallateve. Jo vetëm kaq, por edhe çerdhet, kopshtet, shkollat si dhe institucione të tjera janë pajisur me stola nga ana e DPPGJ.
Pavarësisht kujdesit të punëtorëve të qytetit, herë pas here ka edhe raste të dëmtimit të stolave nga qytetarë të ndryshëm, raste të cilat evidentohen dhe monitorohen nga grupet e terrenit.
Tirana s'ka Trotuare ku me ec njerëzit,o LaliDemagogu,si nuk prishet nje mur rrethues abuziv, të paktën 1 m trotuar
Përgjigju