Stoltenberg: Asnjë përparim me Rusinë për traktatin për armët

Stoltenberg: Asnjë përparim me Rusinë për traktatin për armët

NATO dhe Rusia nuk arritën të shënojnë përparim për të shpëtuar Traktatin e Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, gjatë bisedimeve në selinë e aleancës të zhvilluara të premten. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dy ditë më parë ligjin që pezullon pjesëmarrjen e vendit në traktatin mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të nënshkruar në vitin 1987. Shtetet e Bashkuara pritet të tërhiqen nga marrëveshja më 2 gusht pasi kanë akuzuar Rusinë se ka dislokuar një sistem raketash që bie ndesh me paktin.

Moska thotë se i është përmbajtur plotësisht traktatit të negociuar nga Presidenti i SHBA-së Ronald Reagan dhe udhëheqësi i sovjetik Mikhail Gorbaçov, traktat që eliminonte arsenalin me raketa të mesme të dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.

"Nuk kemi parë ndonjë shenjë për ndryshim", u tha zoti Stoltenberg gazetarëve pas një takimi të këshillit NATO-Rusi, që u mbajt me dyer të mbyllura.

Zoti Stoltenberg tha se shanset për një zgjidhje "po shuheshin çdo ditë", por ai shtoi se aleanca nuk kishte hequr dorë nga përpjekja për të bindur Moskën për të shkatërruar raketat tokësore SSC-8, të cilat mund të përshkruajnë një largësi përtej kufirit që parashikon traktati.

Prishja e marrëveshjes, zhvillimi më i fundit në listën e tensioneve në rritje të lindje-perëndim, krijon shqetësime serioze. Ekspertët dhe zyrtarët perëndimorë thonë se raketat me rreze të mesme veprimi do t’i krijonin mundësinë Rusinë që të niste një sulm bërthamor në Evropë brenda një kohe të shkurtër. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja