Stoltenberg: Është koha që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO

Stoltenberg: Është koha që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO

Është koha që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO, tha Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, këtë mbrëmje në Stamboll.

Stoltenberg pritet të bisedojë nesër me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po bllokon hyrjen e dy vendeve nordike në Aleancë, duke i akuzuar për mbrojtjen, ndër të tjera, edhe luftëtarët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët Ankaraja i konsideron terroristë.

"Unë e kuptoj shqetësimin tuaj", tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Çavuşoğlu tha se ka më shumë besim tek qeveria e re suedeze.

“Ne kishim pak shpresa me ish-qeverinë suedeze, por qeveria e re është e vendosur për këtë çështje, tha ai dhe konfirmoi se kryeministri suedez Ulf Kristerson do të vizitojë Ankaranë më 8 nëntor me ftesë të presidentit turk.

Deri më tani, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, e cila duhet të miratohet unanimisht. Pranimi i tyre ende nuk është ratifikuar nga Hungaria dhe Turqia.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë