Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti marrëveshjen për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, i cili do të lejojë lirimin e disa prej pengjeve.
Duke folur nga Shkupi, i cili ndodhet për vizitë që prej ditës së djeshme (21 Nëntor), Stoltenberg theksoi se kjo marrëveshje në të njëjtën kohë do të mundësojë edhe mbërritjen e ndihmave humanitare në zonat e prekura nga konflikti.
Në Shkup, sekretari i përgjithshëm do të kryesojë sot një takim të liderëve të vendeve të NATO-s në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë. Shkupi është ndalesa e fundit e turneut që Stoltenberg ka bërë që nga e diela në Ballkanin Perëndimor, me vizita në Sarajevë, Prishtinë dhe Beograd.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Arrihet marrëveshja, 4 ditë armëpushim, lirohen 50 pengje! Biden: Jam i kënaqur për arritjen e tyre! Hamasi: Armëpushimi fillon nesër në orën 10








