Stoltenberg: Rusia nuk i ka arritur objektivat e saj në Ukrainë, NATO dhe Bashkimi Europian tani po bashkëpunojnë më ngushtë se kurrë

Stoltenberg: Rusia nuk i ka arritur objektivat e saj në Ukrainë, NATO dhe Bashkimi Europian tani po bashkëpunojnë më ngushtë se kurrë

1652971198_Capture.JPG

Sekretari i përgjithshëm i NAO-s Jens Stoltenberg është shprehur se faktet tregojnë se Rusia nuk i ka arritur objektivat e saj ushtarake në Ukrainë duke humbur Kievin dhe Kharkivin prandaj është koha që ta mbështesim Ukrainën në fazen e saj pas lufte. Deklaratat Stoltenberg i bëri gjatë një takimi të zhvilluar me ministren daneze Mette Frederiksen.

"Rusia nuk i ka arritur objektivat e saj në Ukrainë, i është dashur të braktisë Kievin dhe Kharkivin dhe ofensiva në Donbass është bllokuar. Por ne nuk besojmë se Moska ka hequr dorë nga planet e saj dhe për këtë arsye ne duhet të përgatitemi për të mbështetur Ukrainën gjatë periudhës së mesme dhe të gjatë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"NATO dhe Bashkimi Evropian tani po bashkëpunojnë më ngushtë se kurrë. Ne mbështesim Ukrainën, por edhe për lëvizjen ushtarake, detare, çështjet kibernetike dhe ne punojmë së bashku në Ballkanin Perëndimor. Unë mirëpres përpjekjet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen", tha ai.


Lajmi kryesor:

Mediat ruse: Dorëzohet zv.komandanti i fabrikës së çelikut! E mohon Kievi: Është ende në fabrikë! Shefi shtabit të SHBA-së telefonin homologun rus


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël