Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në kuadër të vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në Zvicër. 

Stoltenberg tha se Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë. Ai therksoi se ka shkak për optimizëm në betejën 2-vjeçare të Ukrainës kundër Rusisë, pavarësisht nga situata serioze në fushëbetejë.

Nga tjetër Zelensky e njoftoi takimin përmes rrjetit Telegram ku tha se e nis punën në Davos me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ku diskutuan shumë çështje të rëndësishme.