/ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi sot, një ditë para një takimi të vendeve të Aleancës thirrur me kërkesë të Ankarasë, se Turqia ishte mjaftueshëm e fuqishme për të kërkuar një ndihmë ushtarake.
"Turqia ka një ushtri shumë të fuqishme dhe forca sigurie shumë të fuqishme", theksoi Stoltenberg gjatë një bisede telefonike me BBC.
"Pra nuk ka pasur kërkesë në kuadër të një mbështetjeje ushtarake thelbësore nga NATO", shtoi ai.
Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen nesër me kërkesë të Turqisë për bisedime në kuadër të rritjes se tensionit mes Ankarasë, rebelëve kurdë dhe grupit xhihadist të Shtetit Islamik, njoftoi Aleanca në një komunikatë.
Stoltenberg kujtoi se NATO kishte vendosur që prej fillimit të vitit 2013në juglindje të Turqisë, raketa Patriot për të kontribuar për mbrojtjen antiajrore të vendit.
/Shqiptarja.com