Stoltenberg viziton Kosovën dhe rajonin
Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën, të hënën, 20 nëntor, në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit.
Ai pritet të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, në pasditen e së hënës. Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do ta nisë vizitën në Ballkan fillimisht në Bosnje-Hercegovinë, gjatë paradites së 20 nëntorit.
Të nesërmen do të jetë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Në këtë të fundit, do të qëndrojë edhe më 22 nëntor.
Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë pjesë e aleancës. Zyrtarët shtetërore të Kosovës kanë shprehur disa herë synimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës, e ka përmendur se synon që vendi të anëtarësohet në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë vendim të Kosovës, ndonëse kanë tërhequr vërejtjen se për një anëtarësim të tillë duhet miratim i të gjitha vendeve të aleancës.
Nga 31 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 27 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo. Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.
Aktualisht, NATO-ja është prezente në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR. Deri në nëntor të vitit 2023, pjesë e këtij misioni kanë qenë 4.687 trupa prej 27 vendeve të botës./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.2%
-
Të gabuar
53.9%
-
Nuk e di
14.9%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari
23 Janar, 08:23
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Kosovë/ 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
21 Janar, 15:11
-
Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
21 Janar, 14:32
-
Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!
20 Janar, 20:14
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35