TIRANE- Policia rrugore dhe ajo tatimore kanë marrë një aksion në gjithë qytetet e vendit kundër furgonave, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve, lirimin e qarkullimit në qytet dhe dhënies fund të konkurencës së paligjshme. Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë bllokuar dhjetëjra automjete të kësaj kategorie, gjë që solli dhe protesta në Korçë, Fier, Shkodër, Elbasan dhe disa rrethe të tjera, ku drejtuesit e furgonëve kërcënuar me grevë urie.
Gjithashtu drejtuesit e furgonëve kanë kërkuar heqjen e penalizimin për kthimin bosh, pra pa udhëtarë, pasi një gjë e tillë sipas tyre sjell vetëm humbje. Aksioni i rrugorëve erdhi vetëm një ditë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pohoi se do i jepte fund transportit interurban me furgonë. Në 24 orët e para të këtij operacioni, policia rrugore ka mundur të bllokojë rreth 200 furgonë, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre tregtar me targa të bardha dhe të palicensuar në organet kopetente. Pritet që ky operacion të vijojë më tej, kun ë skaner do jenë drejtuesit e furgonave me targa të bardha, që nuk paguajnë detyrimet tatimore në shtet.
250 leje qarkullimi
Çdo forgon me targa të bardha që është kapur me pasagjerë i është hequr leja e qarkullimit. Sipas burimeve të policisë rrugore, gjatë ditës së djeshme janë bllokuar plot 250 leje qarkullimi, ndërkohë që nuk janë marrë masa ndaj furgonave me targa të verdha që kanë qarkulluar në linjat interurbane dhe që kanë qënë të paisur me të gjithë dokumentacionin. Lidhur me këtë çështje gjatë ditës së djeshme ka reaguar dhe ministria e Transporteve që drejtohet nga Edmond Haxhinasto. Në deklaratën zyrtare të ministrisë, sqarohet se qevria nuk ka si synim të penalizojë drejtuesit e taksive 8+1 të liçensuar dhe që janë konform rregullave ligjore, por ka si synim ti japë fund konkurencës së padrejtë dhe informalitetit.
21 mijë familje
Sipas disa prej drejtuesve të grevave të furgonëve në qytete e rretheve, në shqipëri ekzistojnë rreth 21 mijë liçensa për taksitë 8+1. Nëse qeveria vendos heqjen nga qarkullimi të tyre atëherë i bie nxjerja të papunë të plot 21 mijë personave, ndërkohë rëndimin e gjëndjes ekonomike për familjarët e tyre. Gjatë ditës së djeshme disa nga drejtuesit e furgonëve kanë deklaruar se automjetet i kanë blerë me kredi dhe se nuk mund të qëndrojnë me ditë të tëra pa punë, pasi humbin gjithçka që kanë marrë me borgje në banka.
Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com