Stop gërvishtjeve, shfaqet
Samsung Galaxy S8 Active

Stop gërvishtjeve, shfaqet<br />Samsung Galaxy S8 Active
Të gjithë smartphonët aktual të avancuar duken shumë mirë, por duhet të pranojmë se ata nuk janë edhe aq rezistentë ndaj rënies dhe gërvishtjes.

Për ata të cilët janë duke kërkuar një smartphon të avancuar që duket i mirë, por më shumë i qëndrueshëm, atëherë duhet të zgjedhin një smartphon nga seria e Samsungut, Galaxy Active.

Kjo seri është gati për t’u përditësuar me anëtarin më të ri në familje, Galaxy S8 Active.

Me emrin kodues Cruiser, ky smartfon është shfaqur në uebfaqen User Agent String me numër kodues SM-G892A.

Detajet më të hollësishme në lidhje me këtë smartfon të kësaj serie ende nuk janë zbuluar, por, siç raporton Next Power Up, ai do të duhej të lancohej gjatë kësaj vere.

Të kujtojmë, seria Galaxy Active është e njohur për qëndrueshmërinë dhe rezistencën ndaj rënieve apo gërvishtjeve.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi