TIRANË- Aleanca Kundër Diskriminimit çel sot aktivitetin e parë shqiptar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Ky marshim është i pari i disa aktiviteteve, që dy organizatat LGBT në Shqipëri kanë planifikuar të zhvillojnë gjatë kësaj jave. Në orën 18.00, në Sheshin “Nënë Tereza” aktivistë LGBT, përkrahës të kësaj kauze, të rinj dhe të reja do të nisin një marshim përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit me sloganin: Flije Mendjen! Disa njerëz janë Gay.
Aktivitetet po te zhvendosen në Vlorë me 16 maj. Ne njoftimin per mediat theksohet se 'te i njëjti qytet që përpara 100 vjetësh na bëri të ndihemi të lumtur, pra në Vlorë, do të shkojmë për të folur ballë për ballë me të rinjtë, prindërit dhe mësuesit e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut, për t’u kthyer në Tiranë po atë ditë (të mërkurën, 16 Maj) ku në galerinë Tirana Express do ekspozojmë jo vetëm portretet e qindra qytetarëve të këtij vendi në një labirint aq të ngushtë sa është hapësira publike dhe personale që u kemi lënë motrave, nënave, baballarëve, vëllezërve, motrave, miqve e mikëshave tanë që janë LGBT, por do tregojmë për herë të parë se PO, ne jemi kundër cdo filozofie apo qendrimi qe nuk na mëson të duam, por na nxit të urrejmë, nëse nuk na bën qytetarë të Europës, por na burgos tek padrejtësitë'.
Në njoftimin për mediat theksohet se në të gjitha eventet në kuadër të 17 Majit, ne do tregojmë se historia e LGBT nuk është vetëm ajo historia e shtypjes, e diskriminimit dhe e dehumanizimit të natyrës njerëzore, por është mbi të gjitha një histori e përjetshme dashurie.
(d.b/jdshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com