Stop trajtimeve anti-plakje

Stop trajtimeve anti-plakje
Milan - Këshilli Federal i Mjekësise i Brazilit ndalon mjekët të përdorin trajtimin anti-plakje

Vendimi u mor të premten, pas një analize të plotë të provave shkencore mbi efektet pozitive dhe negative te terapive të tilla. Prova mungon, dhe organi suprem i mjekëve merr një vendim radikal, ndalon anëtarët e saj në zbatimin e një trajtimi të tillë.

Hormonet dhe substancat e paligjshme janë terapi hormonale dhe në veçanti ato bazohen në hormonet bioidentical, që janë të njëjtë në strukturë dhe funksion me ato natyrale të pranishme në trupin tonë, të cilat janë përdorur vetëm në terapinë anti -plakje. DHEA, janë hormone steroide të përdorura gjerësisht në mjekësi si "anti-plakje" për të reduktuar shenjat e plakjes. Lista e zezë ka pastaj acidin ethylenediaminetetraacetic - i njohur më mirë me akronimin e EDTA të përdorura në kozmetikë dhe në kimi farmaceutike.

"Mungesa e provave shkencore për përfitimet, rreziqet dhe dëmet nuk lejon përdorimin e terapive hormonale të cilat kërkojnë të vonojnë, parandalojnër ose rregullojnë procesin e plakjes," Kufizimi i të gjitha këtyre substancave do të lejohet vetëm në rast të mungesës së tyre diagnostikuar në mënyrë të vendosur tek pacienti.

Në Brazil si në shumë vende të tjera terapitë anti-plakje kanë parë një shtim në vitet e fundit. Një nga flamujt e kuq që çuan Këshillin për të marrë një vendim të tillë për ndalimin e kurave anti-plakje ishte në momentin që u vu re një shtim në rritje i mjekëve të rinj dhe të apasionuar që i praktikonin ato. Një karrierë (shpesh pasuniversitare) tërheqëse për mjekët e rinj, por që nuk ka asnjë bazë shkencore të fortë e të mjaftueshme. Stresi i Bordit për një kurs të ri në rregullim hormonal të cilat nuk ekzistojnë në vend, ka përshpejtuar përparimin e rezolutës. Iluzioni anti-plakje është i dëmshëm për psikologjinë dhe shëndetin e njerëzve.

Përjetësia është shpresa e vetme, por sigurisht ata nuk mund të përfitojnë nga ajo.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat