Strakosha i lë 'targat' Buffon 
Berisha ia kalon Donnaruma-s

Strakosha i lë 'targat' Buffon <br />Berisha ia kalon Donnaruma-s<br>
Dy portierët e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha me Atalanta dhe Thoma Strakosha me Lazio po kalojnë një formë të mirë.

Më shumë në sy ka rënë fenomeni i këtij sezoni tek Lazio, Thoma Strakosha është emri që po lakohet në të gjitha mediat, madje po aludohet edhe si zëvëndësuesi ideal i buffon.

 “La Gazzeta dello Sport” ka publikuar një speciale për portierët me përqindjet më të larta të pritjeve gjatë këtij sezoni.

Numri një i portës së Lazios renditet në vendin e dytë pas portierit të Romës Alisson, i cili ka arritur që të presë 86.5 për qind të gjuajtjeve.

Strakosha ndërkohë ka pritur 78.9 për qind të gjuajtjeve të bëra në këtë fillim sezoni, duke lënë pas Handanovic të Inter me 77.4%, Buffon e Donnaruma.

Në listën e portierëve më të mirë është edhe Berisha, i cili ka pritur 60% të gjuajtjeve, më mirë se Donnaruma i Milanit.
renditja portiere

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'