Përfundon në një dramë të vërtetë konflikti mes eurodeputetëve të UKIP në Strasburg.
 
Eurodeputeti 49-vjeçar Steven Woolfe kandidati për kreun e partisë britanike UKIP është goditur në fytyrë  duke përfunduar në tokë ku koka i është përplasur me një objekt metalik. Woolfe u godit nga një tjetër anëtar i partisë Mike Hookem. Më pas ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetësore.
 
Lajmi u konfirmua nga eurodeputeti dhe ish-kreu i UKIP Nigel Farage. Por fatmirësisht konflikti nuk pati pasoja  ka qënë vetë deputeti i cili ka folur për mediat duke konfirmuar  se ishte  më mirë. Ngjarja ndodhi në Strasburg pasi Woolfe kish pranuar se ishte entuziast nën drejtimin e ri të kryeministres laburiste May. Ka qënë pikërisht UKIP dhe Farage kundështarët kryesor që Britania të qëndronte në union. Ndërsa UKIP e Farage e cilësojnë partinë laburiste të May gjithmonë humbëse, pavarsisht se kush është kreu i UKIP.