Gjykata e Strasburgut hap dosjen e 21 Janarit. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u drejton katër pyetje autoriteteve shqiptare, ndërsa kërkon dokumentacionin për hetimet dhe gjykimin, në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. Kështu, saga gjyqësore për përgjegjësit e vrasjeve të 21 Janarit, shkeljen e procedurave të gjykimit, zhdukjen dhe manipulimin e provave, rrëzimin e fakteve dhe devijimin e ekspertizave, më në fund, ka mbërritur dhe ka vënë në lëvizje Gjykatën Evropiane. Katër vjet pas padisë së familjarëve të viktimave, Gjykata e Strasburgut ka hapur çështjen më të nxehtë dhe sensitive të viteve të fundit.
Zbulohet dokumenti
21 Janari është konsideruar si një ndër krimet më të rënda shtetërore, në trajektoren e historisë së pluralizmit shqiptar, ku u ekzekutuan katër qytetarë të pafajshëm, ndërsa u plagosën edhe gjashtë të tjerë. Drejtësia shqiptare nuk gjeti asnjë fajtor për ekzekutimet dhe plagosjet e qytetarëve para zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Por, teksa Gjykata e Lartë vijon të mbajë peng prej tre vitesh dosjen, për shkak të pafuqisë së saj përballë politikës, tashmë fjalën e fundit për zbatimin e procedurave gjyqësore për 21 Janarin, do ta thotë Gjykata e Strasburgut. Shqiptarja.com zbulon dokumentin e parë zyrtar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të datës 23 Mars 2016, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për 21 Janarin.

4 pyetjet
Në dokument, Gjykata e Strasburgut shtron katër pyetje për shtetin shqiptar. Pyetjet i adresohen Avokatit të Shtetit dhe familjarëve, pra palëve në proces, por pyetjet janë një mesazh pikësëpari për të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. Pyetjet kanë të bëjë me shkeljen e të drejtave të ankuesve, sipas neneve 2 dhe 13 të Konventës, me hetimin efektiv dhe të paanshëm të katër vrasjeve, me shkeljen e procedurave të gjykimit dhe me mohimin e aksesit të familjarëve të viktimave në procesin gjyqësor. “A ka pasur shkelje të të drejtave të ankuesve sipas neneve 2 dhe 13 të Konventës? A kanë kryer autoritetet një hetim efektiv për vdekjen e të afërmve të ankuesve, siç kërkohet në nenin 2 të Konventës? A ka pasur shkelje të të drejtës së ankuesve sa i takon aksesit në gjykatë?”, thuhet në dokument.
Sekuestrimi
Gjykata Evropiane e Drejtave të Njeriut në Strasburg ka ftuar qeverinë shqiptare që të japë një informacion të detajuar mbi çështjen e 21 Janarit, konkretisht për hetimet e prokurorisë dhe procedurat penale të ndjekura nga gjykatat. Gjykata i kërkon shtetit shqiptar që të dorëzojë një kopje të dosjes hetimore për ngjarjet e 21 Janarit. Pra, informacioni do të jetë një përgjigje për pyetjet e ngritura nga gjykata. Ndërkaq, përpos kostos morale dhe politike, vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, mund të ketë edhe një kosto financiare për shtetin shqiptar.
Dosja
Gjykata e Strasburgut u drejton katër pyetjeve autoritete shqiptare, ndërsa kërkon dokumentacionin për hetimet dhe gjykimin e çështjes, në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.
Kërkesa
Kërkesa në Gjykatën e Strasburgut ka të bëjë me mungesën e pretenduar të një hetimi efektiv mbi rrethanat dhe përgjegjësit për vdekjen e katër qytetarëve në bulevard në 21 Janar të 2011.
Padia/21 Janari, Ana Veizi vuri në lëvizje gjykatën
Më 5 dhjetor 2012, familjarët e viktimave të 21 Janarit iu drejtuan Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me një kërkesë për konstatimin e shkeljes së procedurave të gjykimit të dosjes së 21 Janarit nga gjykatat shqiptare. Kërkesa u nënshkrua nga Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda. Ana dhe Klajdi Veizi, bijtë e Ziver Veizit, i vrarë në 21 Janar 2011, kërkuan që të ishin pjesë e procesit gjyqësor për 21 Janarin, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata e Tiranës. Pas refuzimit të Gjykatës së Tiranës, ata ju drejtuan Gjykatës së Strasburgut për shkelje të anës procedurale të nenit 2 dhe nenit 13 të KEDNJ. Ana dhe Klajdi Veizi patën dorëzuat në gjykatën e Tiranës, kërkesën në kohën e duhur, duke paguar dhe një pjesë të taksës së padisë. Pamundësia e tyre për paguar të gjithë vlerën, që do të korrespondonte 3 për qind të vlerës së padisë, i mjaftoi seksionit penal të Gjykatës së Tiranës, që t’u mohonte të miturve aksesin në drejtësi. Gjithsesi, kërkesa nuk konsiston vetëm në mohimin e aksesit në proces, por edhe në gjykimin e njëanshëm.
Njollat e 21 Janarit, si u fshehëm gjurmët e krimit
Ajo çfarë ndodhi pas vrasjeve të 21 Janarit, konsiderohet po aq e rëndë sa edhe ekzekutimet në bulevard. Menjëherë pas vrasjeve, pati një nxitim të mjekëve të Spitalit Ushtarak, teksa thanë se, protestuesit ishin vrarë nga afër, duke ia pasuar përgjegjësinë organizatorëve të protestës. Por, vetëm dosa orë më pas, disa pamja filmike rrëzuan pistën e mjekëve. Ngjarjet pasuan me refuzimin e Policisë së Shtetit, për të zbatuar urdhër arrestet e Prokurorisë, për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. Pati disa alibi për refuzimin e zbatimit të urdhër-arresteve deti tek gabimet ortografike. Po ashtu, më vonë rezultoi se pamjet filmike nga serveri i Kryeministrisë ishin fshirë natën e 21 Janarit. Edhe për zhdukjen e pamjeve filmike pati disa alibi nga kryeministri i asaj kohe. Për këtë çështje, prokuroria çoi në gjykatë ish-shefin e IT, Armando Kasaj, por që u shpall i pafajshëm. Dyshime të forta ka pasur edhe sa i takon regjistrit të armatimit të Gardës së Republikës, ku institucionet nisën të shfajësoheshin dhe t’ia pasonin përgjegjësinë njëri-tjetrit. Po ashtu, janë korrigjuar dhe ndryshuar edhe dy urdhra të ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, për përdorimin e lëndëve me elementë helmuese. Kështu, fjala “lakrimogjenë” ka qenë “homogjenë”. Ndërkaq, akti më i rëndë është konstatuar nga Prokuroria, e cila akuzoi ish-komandantin e Gardës së Republikës, për ndryshimin e tytës së pistoletës, me qëllim për të fshehur gjurmët dhe përgjegjësinë. Po ashtu, ka pasur ndryshim pistash dhe alibish nga Sali Berisha për vrasjet në bulevard. Fillimisht, Berisha hodhi idenë se vrasjet ishin kryer nga brenda turmës. Më pas, pranoi vrasjet nga ana e Gardës së Republikës, por tha se protestuesit kishin kaluar rrethimin. Kur edhe ky argument ra, Berisha foli për një puç shteti, me thika me helm, çadra-pistoletë, makina me tritol etj. Përpos, vrasjeve dhe plagosjeve, ka pasur edhe një proces për protestuesit dhe organizatorët. Këta të fundit u amnistuan, ndërsa janë dënuar nga gjykata disa protestues.
Alibitë
Fillimisht, Berisha hodhi idenë se vrasjet ishin kryer nga brenda turmës. Më pas, pranoi vrasjet nga ana e Gardës, por tha se protestuesit kishin kaluar rrethimin. Kur edhe ky argument ra, Berisha foli për një puç shteti, me thika me helm dhe çadra-pistoletë.
Garda ishte e parapërgatitur për të hapur zjarr
Garda e Republikës ka qenë e parapërgatitur për të hapur zjarr mbi protestuesit në 21 Janar. Sipas planit të masave, të hartuar nga Garda e Republikës, lidhur me masat e sigurisë që po merreshin për demostratën e 21 Janarit 2011, garda kishte udhëzim për të hapur zjarr në rast sulmi. Në plan thuhej se nëse situata precipitonte dhe para objekteve në ruajtje provokohej apo qëllohet me sende e mjete të forta, rruga e parë do të ishte evakuimi i Personaliteteve të Lartë të Shtetit. Garda kishte marrë urdhër që nëse përdoreshin armët e zjarrit nga persona apo grup personash si dhe tentohej të hyhej me dhunë në selinë e qeverisë do të vepronte me urdhër për hapjen e zjarrit.
4 pyetjet e Strasburgut
A kanë kryer autoritetet një hetim efektiv për vdekjen e të afërmve të ankuesve, siç kërkohet në nenin 2 të Konventës?
A u kanë shteruar aplikantëve të gjitha mjetet efektive të brendshme, siç kërkohet nga Neni 35 § 1 të Konventës?
A ka pasur shkelje të të drejtave të ankuesve sipas neneve 2 dhe 13 të Konventës?
A ka pasur shkelje të së drejtës së ankuesve, për akses në gjykatë, për shkak të vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë në 6 Qershor 2012, duke refuzuar për të shqyrtuar kërkesën e tyre civile, për shkak të pamundësisë së ankuesve për të paguar në mënyrë të plotë taksat gjyqësore (shih Kreuz k. Polonisë, nr. 28249/95, GJEDNJ 2001?
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
sekuestrim dosjes hetimore">