Strasburgu rrëzoi Xhoxhajn, Manja: BE ishte palë bashkë me Shqipërinë në proces

Strasburgu rrëzoi Xhoxhajn, Manja: BE ishte palë bashkë me Shqipërinë në proces

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

TIRANË- Gjykata e Strasburgut ka dhënë një vendim me rëndësi të posaçme. Bëhet fjalë për një nga ankesat e para që është shqyrtuar ku Altina Xhoxhaj kërkonte rikthim në detyrë pas shkarkimit nga Vettingut. Ndërkohë që Strasburgu i hodhi poshtë me rezultatet 5 me 2 dhe 6 me 1 kërksat e gjyqtares në fjalë.

Në thelb, bëhej fjalë nëse do të vihej në dyshim e gjithë reforma në drejtësi. Por çfarë mendon kreu i Komisionit të Ligjeve mbi rastin në fjalë? Për “Java në RTSH” Ulsi Manja tha këtë të premte se në procesin e Strasburgut Bashkimi Evropian ishte palë me Shqipërinë.

Vendimi i Strasburgut konfirmoi kushtetutshmërinë e procesit të Vettingut në Shqipëri. Për çfarë u shkua në Strasburg në fund të fundit dhe a përbën precedent për të gjithë të larguarit nga Vettingu? Vendimi ishtë një vendim që i referohej nenit 6 dhe 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pra të drejtës për një proces të rregullt gjyqësor. Dhe çfarë tha Strasburgu? Atë që kemi thënë ne që në ditën e parë, gjykimi nga një organ i paanshëm dhe i pavarur.

Pra procesi i Vettingut është konform nenit 6. Sepse organet e Vettingut janë organe të krijuara me ligj dhe që kanë referencë në Kushtetutë. Po ashtu, neni 8 ka të bëjë me respektimin e të drejtës private. Edhe këtu Strasburgu e ka gjetur në përputhje me ligjet pasi nuk ishte cenuar e drejta e subjektit” – tha Manja për ‘Java në RTSH’.

Ai shtoi se për raste të ngjashme Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka krijuar një vendim standard unifikues.

Sa i përket reformës në Drejtësi ai u shpreh se merita është në faktin se qysh në fillim u konceptua si reformë kushtetuese.

Mua më vjen mirë që Strasburgu e konfirmoi ligjshmërinë e këtij procesi sepse do të ishte nje goditje për Vettingun. Ka disa shtete të tjera që kanë tentuar ta adaptojnë shembullin e reformës në Shqipëri, por nuk kanë arritur të ndryshojnë dot kushtetutat e tyre” – tha deputeti socialist. Manja u zbuloi se pë rastin në fjalë shteti shqiptar nuk ishte vetëm, por pati në krah Bashkimin Evropian.

“Në dijeninë time, palë e interesuar në këtë proces në gjykatën e Strasburgut ka qenë edhe Bashkimi Evropian me shtetin shqiptar. Le të themi se kemi qenë edhe bashkautorët e reformës në drejtësi. E kemi thënë në këtë studio se nëse nuk do të ishin SHBA dhe BE ne nuk do të kishim këtë reformë. Madje edhe SPAK dhe BKH janë plotësisht nënë asistencën e partnerëve perëndimorë” – tha Manja për ‘Java në RTSH’ të premten mbrëma.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë