TIRANE- Vendimet në favor të pronarëve shqiptarë nga ana e Gjykatës së Strasburgut vazhdojnë të peshojnë rëndë në arkën e shtetit. Vetëm për dy pronarë shteti është detyruar të paguajë përkatësisht 680 mijë dhe 44 mijë euro.

Në fletoren e djeshme zyrtare shteti ka publikuar 3 vendime përmes të cilave u shlyen pronarëve jo vetëm shumat e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, por edhe dëmet jo pasurore që u janë shkaktuar pronarëve për shkak të vonesave e sorollatjeve në ekzekutimin e vendimeve.