Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi nuk e ka zbuluar formacionin për ndeshjen me Francën, por strategjinë.
Tekniku italian në konferencën për shtyp në Marsejë para ndeshjes së nesërme përballë ‘gjelave’ u shpreh se “Nuk kam vendosur akoma për formacionin që do të zbresë nesër në fushë, pasi kemi edhe stërvitjen e fundit.
Ne do të mundohemi të mbyllim hapësirat me Francën, pasi luan përballë publikut të saj dhe do të jetë mjaft e motivuar për të fituar ndeshjen.Nuk pres që Franca të jetë ajo e dy miqësoreve. Lojtarët individualistë që Franca ka janë shumë të mirë, por ne do mundohemi t’i ndalim.
Strategjia jonë do të bazohet te goditja me kundërsulme dhe mbrojtja e mirë. Franca ka mjaft lojtarë të mirë dhe është favorite për të fituar Kampionatin Europian. Shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të dalim me pikë”deklaroi tekniku.
Përsa i përket ndeshjes me Zvicrës, tekniku ka theksuar edhe njëherë se ka mbetur mjaft i zhgënjyer me rastet e humbura. “Kishim 3 raste shumë të mira për të shënuar, por nuk e bëmë. Jemi të zhgënjyer, por tani duhet të shohim përpara ndeshjet e mbetura”.
Risia e parë nesër do të jetë shiriti i kapitenit që do të jetë në krahun e Ansi Agollit, i cili u shpreh mjaft i emocionuar për vlerësimin dhe besimin e teknikut në një ndeshje kaq të rëndësishme. “E kisha të vështirë për të fjetur gjumë kur mora vesh se u zgjodha kapiten.
Përsa i përket ndeshjes besoj se shanset janë, por Franca është një skuadër e fortë dhe pretendente për titull. Nëse nuk do të vinim për fitore, atëherë do të qëndronim në shtëpi”ishin këto deklaratat e para të Agollit si kapiten.
/Shqiptarja.com