Strategjia e PD për zgjedhjet 
Ja emrat që do drejtojnë betejën

Strategjia e PD për zgjedhjet <br />Ja emrat që do drejtojnë betejën
Partia Demokratike ndez zyrtarisht motorët për fushatën elektorale për zgjdhjet lokale të 21 qershorit. A1 Report ka mësuar se në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat janë zgjedhur drejtuesit e fushatës për 30 zona të vendit, ndërsa vihet re zhvendosje e drejtuesëve të fushatës së zgjedhjeve parlamentare nga qarqet e mëprashme.
 
Kështu fushata zgjedhore për Tiranën e cila para dy vitesh u kryesua nga Lulzim Basha, do të drejtohet nga Aldo Bumci, Myqerem Tafaj dhe 5 deputetë të tjerë të qarkut të Tiranës.
 
Në bashkinë e Vlorës fushata do të drjetohet nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, në Lushnjë fushata do të drjetohet nga Genc Pollo, i cili para dy vitesh drjetonte shtabin e PD-së në qarkun e Beratit. Në Shkodër shkon Arben Imami i cili para dy vitesh ishte në Elbasan.
 
Në bashkinë e Librazhdit, fushata do të drejtohet nga deputeti Luçiano Boci, në Durrës fushata do të drejtohet nga deputetët Oerd Bylykbashi dhe Eduart Halimi.
 
Ndërkaq mësohet se në Sarandë shtabi do të drejtohet nga ish deputeti Osman Metalla, i cili ishte në krye të grupit të punës për zgjedhjet në degën e Sarandës. Në takimin me parlamentarët demokratë janë zgjedhur kryesisht drejtueist e shtabeve për zonat e jugut dhe të Shqipërisë së mesme.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur