TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shqyrtojë vendimin lidhur me miratimin e Strategjisë për edukimin zgjedhor të shtetasve, për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013. Lidhur me këtë pjesë do të merret pikërisht Sektori i Edukimit të Zgjedhësve dhe zëdhënësja e
KQZ-së, për ndjekjen e zbatimit të kësaj strategjie.
Aplikimi i strategjisë së edukimit të zgjedhësve do të realizohet nëpërmjet disa elementëve kryesorë siç janë; njoftime në gazeta dhe në revista, njoftime të ndriçuara, makina lëvizëse në rrugët kryesore, posterat në rrugët e qyteteve, postera në ambiente të brendshme dhe të jashtme, fletëpalosjet, faqe Interneti, reklama në autobuzë të linjave urbane dhe interurbane, reklama në materiale promocionale (kapele, bluza, stilolapsa), edukimi, informimi dhe sensibilizimi zgjedhor në distancë si dhe edukimi nëpërmjet mediave audiovizive.
Sipas relacionit të administratës së KQZ, njoftimet do të publikohen për një periudhë 30 ditore përpara ditës së zgjedhjeve. “Strategjia ka për qëllim përcaktimin e drejtimeve, formave e mjeteve që duhet të ndjekë KQZ-ja në përmbushje të detyrimit ligjor për edukimin zgjedhor të shtetasve.
Qëllimi më specifik i strategjisë është gjetja e formave sa më bashkëkohore të komunikimit me shtetasit që gëzojnë të drejtën e votës, dhe jo vetëm, koordinimi e më pas vënia në jetë e projekteve të ndryshme, në përmbushje të qëllimit për realizimin e sa më shumë programeve cilësore të edukimit zgjedhor të shtetasve.
Ky fakt do të ndihmonte në rritjen e pjesëmarrjes në votim, rritjen në cilësinë e votimit, shmangien e gabimeve gjatë procesit për arsye mosnjohjeje të procedurave, apo dhe të fenomeneve negative që vihen re gjatë procesit zgjedhor në tërësi”, thuhet në relacionin e KQZ.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5195
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55