'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
Chris LaCivita dhe Sali Berisha
Të hënën e kaluar, Partia Demokratike njoftoi ardhjen e Christian LaCivita si strategun e ri zgjedhor, një shërbim që kushton shumë por ende nuk kemi transparencë se sa thellë do i fusë duart në xhepa PD për ta paguar.
Përveç zgjedhjeve, ardhja LaCiVita është një operacion i sforcuar marrëdheniesh publike për të “pastruar” imazhin ndërkombëtar të Berishës si viktimë e përplasjes me George Soros. Për më tepër ai duhet të bindë shqiptarët se tashmë SHBA është penduar për “padrejtësitë” që i ka bërë Berishës dhe që tashmë ka ndryshuar kurs, ku Berisha tashmë shndërrohet në mikun më të morë të Amerikës, dhe gjithë të tjerët janë kukulla të Sorosit dhe do të marrin fundin e merituar.
Një nga objektivat që duhet përbaltur për të vënë në zbatim këtë qasje është ish ambasadorja e ShBA në Shqipëri, Yuri Kim. Vetëm një ditë më vonë, media të lidhura me PD filluan të shpërndanin pretendime nga “burime” të sigurta se ish-ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ishte pezulluar dhe ishte vënë nën hetim në Shtetet e Bashkuara.
Këto pretendime janë lehtësisht të verifikueshme si lajme të rreme dhe gënjeshtra, thjesht duke klikuar në faqen përkatëse të Departamentit të Shtetit ku figuron se Yuri Kim vijon të jetë në të njëjtin pozicion, as e pezulluar, as e hetuar.
Ky pretendim është parathënia e llojit të këshillave që PD do të marrë nga LaCivita. Strategjia e PD do të bazohet në përhapjen e lajmeve konfuzuese, të dyshimta për të krijuar në mendjet e njerëzve një realitet që nuk ekziston, por që në epokën e “alternative truth”, nuk ka rëndësi nëse ekziston apo jo, mjafton ta besojnë mbështetësit dhe ata që do zërë rrjeta e gënjeshtrës, sidomos kur epoka e dezinformimit dhe e teorive konspirative po mbretëron./TemA
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.2%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
-
'Shpenzime të mëdha, përfitime të vogla!' Sekretari amerikan Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it!
28 Mars, 21:31
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës, Dumani amnistoi krimin elektoral
28 Mars, 21:02
-
Marrëveshja me SHBA-të për mineralet e rralla, Zelensky merr një version të ri: Është krejtësisht ndryshe nga ajo që diskutuam
28 Mars, 20:44
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
Zëvendëspresidenti amerikan mbërrin në Groenlandë me bashkëshorten: Shumë të interesuar për sigurinë e Arktikut! Kryeministri i ri Nielsen e pret me kritika
28 Mars, 19:29
-
‘Lista e Berishës me shumë kandidatë që janë të Sorosit!’ Gjuzi parashikon 'fitore madhështore’, mesazhe të koduara Ramës e Bashës: I kanë qejf videot sepse...
28 Mars, 19:28
-
SHBA i rikthen fondet ‘Radios Evropa e Lirë’
28 Mars, 19:04
-
Tensionet SHBA-Kanada, Trump zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e ri kanadez: Ishte produktive
28 Mars, 17:57
-
Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane, Alban Dervishi: E nisa si marinar i thjeshtë, kam lundruar në çdo det të botës (VIDEO)
28 Mars, 17:25
-
Evi Kokalari: LaCivita ka bërë diçka me mend, i foli Berishës mirë për bufin
28 Mars, 16:24