Strehimi, 210 muxhahedinët
vijnë në Tiranë brenda majit

Strehimi, 210 muxhahedinët <br />vijnë në Tiranë brenda majit
TIRANE - Muxhaedinët, brenda muajit maj, do të jenë të gjithë në Tiranë. Burime nga Ministria e Brendshme pohuan dje për Shqiptarja.com, se të parët që mbërritën, janë strehuar në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru dhe kur të mbërrijë edhe pjesa tjetër, do të nisin procedurat e strehimit te tyre.

Nga kampi Ashraf i Irakut, 14 muxhahedinët e parë mëngjesin e djeshëm janë zgjuar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Ata janë 10 meshkuj dhe 4 femra, të cilët nga qeveria shqiptare do të trajtohen si azikërkërkues dhe një përfaqësues i organizatës së Kombeve të Bashkuara do të përfundojnë procedurat ligjore.

Lajmi për mbërritjen e 14 muxhahedinëve në Shqipëri fillimisht u bë publik në faqen zyrtare të OKB-së dhe vetëm mbrëmjen e 16 majit, Ministria e Brendshme konfirmoi mbërritjen e tyre në Shqipëri.

“Me datë 16 Maj 2013, në ora 02.00, mbërritën në Aeroportin e Rinasit grupi i parë prej 14 personash nga ky kamp. Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurtë të këtyre personave në një nga Qendrat e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.

Ardhja e këtij grupi shënon edhe fillimin e zbatimit të programit për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit”, thuhej në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme.

Sipas të njëjtit njoftim, “në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standarteve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë”.

Burime të tjera nga Ministria e Brendshme, pohuan dje, se pjesa tjetër e muxhaedinëve, që ndodhen në kampin Ashraf në Irak, do të mbërrijnë brenda muajit maj. Në lidhje me strehimin e tyre, të njëjtat burime kanë pohuar, se për momentin, të parët dhe grupet që do të vijnë në ditët në vijim, do të strehohen në Qendrën e Azilkërkuesve në Tiranë.

“Kur të mbërrijnë të 210 azilkërkuesit muxhaedinë, për të cilët qeveria ka dhënë vendimin e saj për pranimin në vendin tonë, atëherë do të nisin dhe procedurat e strehimit”, kanë thënë të njëjtat burime.

Burime nga Ministria e Brendshme patën thënë në kohën kur u mor vendimi për pranimin e tyre, se do të jetë UNHRC, ajo që do të mbulojë kostot financiare të tyre. Kështu, muxhaedinët mund të vendosen në apartamente me qira, ose në godinë shtetërore dhe qiratë apo shpenzime të tjera do të mbulohen nga UNHCR-ja.

Një ditë pas 16 marsit kur kryeministri Sali Berisha, vendosi të pranojë kërkesën për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, nga 3 mijë që qëndrojnë në një kamp në Irak, pjesa më e madhe e tyre nuk kanë dashur të largohen.

Të konsideruar si opozita e vërtetë iraniane ata kanë pohuar, se dëshironin të tranferoheshin në Shqipëri të gjithë, por kërkesa për të mbajtur 3 mijë muxhahedinë, dukej e pazbatueshme nga autoritetet shqiptare.

Nisur nga kjo situatë, kjo periudhë ka shërbyer si kohë reflektimi për disa prej tyre, ku 14 muxhahedinët e parë kanë vendosur të braktisin kampin në Irak dhe të transferohen në Shqipëri.

Vendimi i qeverisë shqiptare është përshendetur nga shumë vende të botës, ku Departamenti Amerikan i Shtetit, ka falenderuar qeverinë shqiptare për kërkesën e dhënies së azilit të 210 personave muxhahedinë.

Gjithashtu vendimi i 16 marsit është përshëndetur edhe nga drejtuesi i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon. Madje ky i fundit, e quajti vendimin e qeverisë shqiptare, si një veprim që duhet të merret shembull edhe nga vendet e tjera të OKB-së, me qëllim dhënien e azilit politik për disa prej muxhahedinëve të opozitës Iraniane.


muxhahedinët në tiranë me logo

(Foto: Disa nga Muxhahedinët e ardhur në Shqipëri)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë