Strehimi i afganëve, Rama: Lidhja me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, fabrikim i atyre që kanë vulosur ngjarjet më të zeza në vend

Strehimi i afganëve, Rama: Lidhja me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, fabrikim i atyre që kanë vulosur ngjarjet më të zeza në vend

Kryeministri Edi Rama

Lidhja e strehimit paraprak të afganëve me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, për kryeministrin Edi Rama është një debat i fabrikuar nga ata që sipas tij kanë vulosur ngjarjet më të zeza dhe shpifjet më të ulëta në vend.

"Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është TurpiiShqiptarisë", shkruan Rama.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se janë 7 godina në Qytet Studenti ku do të akomodohen grupi i parë i afganëve që prite të vijnë në Shqipëri. Teksa inspektoi ambientet, Veliaj theksoi se nuk po sakrifikohen studentët, duke shtuar se ka mjaftueshëm kapacitet, pasi janë shumë pakë studentë që qëndrojnë momentalisht në këto godina në Qytetin Studenti. Studentët janë transferuar në një godinë, ndërsa Veliaj bëri me dije se në tetor, të gjitha godinat në Qytet Studenti do të jenë në dispozicion të studentëve. Sipas tij, afganët do të transportohen më pas në hotelet në bregdet, që në atë periudhë janë liruar edhe nga fluksi i turistëve.

Konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të mbërrijë në vendin tonë grupi i parë i  afganëve. Shkak është bërë situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ku talebanët kanë bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri.

Sot u mësua se përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hapë dyert për të pritur afganët. Në Tiranë do shërbejnë konviktet e Qytet Studentit si strehë për bashkëpunëtorët e perëndimit në Afganistan, në Durrës do të jenë hotelet, teksa në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo". Kryeministri Rama ka deklaruar më parë se brenda javës pritet të mbërrijnë rreth 1000 afganë, teksa hodhi poshtë çdo mundësi strehimi në kampe të krijuara posaçërisht për ta, pasi sipas tij do të ishte çnjerëzore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Debati për strehimin e afganëve, PD i përgjigjet Ramës: Shqiptarët s'i kanë harruar turpet e tua, shpife për të penguar liberalizimin e vizave

Pasi kryeministri Edi Rama në mënyrë jo të drejtpërdrejtë akuzoi opozitën si fabrikuese të shpifjes se studentët po nxirren jashtë konvikteve për shkak të strehimit tëafganëve, menjëherë ka ardhur përgjigjia nga PD. 

"Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti", thuhet në reagimin e Albana Vokshit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 19/08/2021 20:25

    Keni te drejte te flisni opozita por mos harroni. Kryetari i PD-se ka ardhur disa here ne Europe duke thene "Mos e ndihmoni Shqiperine se fiton kredibilitet qeveria socialiste".

    Përgjigju
  • Fredi: 19/08/2021 18:07

    Prape me kete fjalor vulgar. Nuk behet trau telbige thote populli. Ja ashtu ordiner do mbesi.

    Përgjigju
  • Edvin Drama: 19/08/2021 16:05

    Pietje per Liderin Global...a u nxorren ata/ato 15 student ne rruge a jo? Nese jo tregoni ku u strehuan ne mes te gushtit me canta mes trotuarit. Vete me gojen e tij tha Erjoni (eshte nonsens te mbash godinat te bllokuara per 15 studente). Ska arsye te shash, te sulmosh, jep pergjigje ta verifikoje media dhe jemi Ok. Beso kontrollo thone.

    Përgjigju
    • katarakti 2: 20/08/2021 09:04

      Shqiptar-Kosovar -Percares! Vetem kokat e njeri tjetrit duan te hane! Keta jemi ne Shqiptaret dhe sidomos Salinianet dhe Kosovaret! Lufte mes vedi! E kaluara islamoke na ka zene per kembesh dhe kerkon te na mbyte! I mbyturi te mbyt!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë