Kaosi në aeroportin e Kabulit/ Do vinin mbrëmë, talibanët bllokojnë edhe fluturimin e afganëve drejt Shqipërisë! Përveç Tiranës e Durrësit, do strehohen edhe në Berat

TIRANË- Situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri. Në Rinas janë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik ndërsa konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të shtetas do të vijnë në vendin tonë për t'u strehuar përkohësisht në vendet e përcaktuara nga autoritetet shqiptare. Ishte parashikuar që ato të mbërrinin në Shqipëri rreth orës 02:00-03:00 të mëngjesit të 19 gushtit, por fluturimi është shtyrë pasi talebanët kanë rrethuar aeroportin e Kabulit duke penguar largimin e afganëve të cilët kanë punuar për perëndimin. Sot u mësua se përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hap dyert për të pritur afganët. Në Tiranë do shërbejnë konviktet e Qytet Studentit si strehë për bashkëpunëtorët e perëndimit në Afganistan, në Durrës do të jenë hotelet, teksa në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo". 

Grupi militant u ka premtuar të huajve kalim të sigurt në aeroport, por shtetasit afganë që kanë të drejtë të evakuohen për shkak të punës së tyre si bashkëpunëtorë për SHBA-NATO kanë raportuar vështirësi madje flasin edhe për dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare, talebanët kanë nisur një operacion duke shkuar derë më derë për të identifikuar shtetasit që punonin për ndërkombëtarët. Situata vështirësohet edhe më shumë nga qindra afganë të tjerë të cilët nuk kanë asnjë dokument për t'u larguar, por shkojnë në aeroport me shpresën për të siguruar një vend në një fluturim evakuimi.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda javës pritet të mbërrijnë rreth 1000 afganë, teksa hodhi poshtë çdo mundësi strehimi në kampe të krijuara posaçërisht për ta, pasi sipas tij do të ishte çnjerëzore. Një ditë më parë, ai listoi edhe argumentet mbi të cilat u bazua qeveria shqiptare për t'i hapur dyert afganëve që kanë bashkëpunuar me perëndimin. Ai u kujdes që të sqaronte se nuk ishte një vendim vetëm për faktin se e kërkoi SHBA-ja, por ishte i detyruar moralisht nga e kaluara e vetë vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Përveç Tiranës dhe Durrësit, afganët do të strehohen edhe në Berat te hotel 'Colombo'

 

Përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hapë dyer për strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. Report Tv ka mësuar se afganët të cilët do të strehohen në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo". Bashkia ka marrë masat në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe e Shëndetësisë në zbatim të të gjitha protokolleve për strehimin e emigrantëve, për të pritur të paktën 200-300 afgan

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Antipatrea: 19/08/2021 22:16

    Berati njihet për mikpritje dhe bashke me zonen Kuçove jam i sigurte që do ti presim dhe ndihmojme! Miresevini në Berat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb