Brenda javës në vendin tonë do të vijnë rreth 1000 afganë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle El Periodico.
"Do vijnë rreth 1 mijë këtë javë. Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t'u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA", tha Rama në një intervistë telefonike për gazetën spanjolle.
Të parët që do të mbërrijmë, ka thënë Rama, do të jetë aktiviste, gazetare, edukatore.
"Do të jenë aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Njerëzit që besuan në ne, punuan me ne dhe u frymëzuan nga vlerat dhe parimet tona", thotë Rama, ndërsa shpjegon se para kërkesës së SHBA, kishte filluar të punonte me "dy shoqata humanitare amerikane", emri i të cilave nuk është bwrw publike "për arsye sigurie".
Në intervistën telefonike për median spanjolle, Rama ka sqaruar se në Shqipëri do të vijnë bashkëpunëtorë të SHBA-së, duke thënë se do të qëndrojnë për disa muaj ose më shumë dhe do të strehohen në shtëpi ose hotele dhe jo kampe për emigrantë, pasi sipas tij do ishte çnjerëzore.
"Vijnë njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Ato do të qëndrojnë për disa muaj, ose ndoshta më shumë, koha e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ata do të vendosen në "shtëpi ose hotele të caktuara nga Qeveria" dhe jo në kampe për emigrantë, një formë pritjeje "çnjerëzore", thotë Rama.
Kreu i qeverisë tha se për strehimin e afganëve nuk ka kërkuar asgjë në këmbim nga SHBA-ja.
"Nuk kemi kërkuar asgjë në këmbim nga SHBA-ja për bashkëpunimin, ndonëse shumë thanë se ishte koha për ta bërë", tha Rama.
Grupi i parë me rreth 300 afganë pritet të mbërrijë sot në Shqipëri. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për t'i kontrollua për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë me 300 afganë. Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit. Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente.
O zoti Edi Rama ti regullo një her Shqiptarët e pastaj meru me bamirsi. Se ka shum të tjer para teje që duhet të bëjnë bamirsi e humanizma. Ske ti kushte e ekonomi të bësh humanizma. Se ke boll halle për ktë popull që është i vuajtur njësoi si Afganët.
PërgjigjuBravo krye minister , vetem se vet shqiptaret gjat gjith jetes jan ndihmu vet me njeri tjetrin pa as i lloj ndihme nga shteti, keshtuqe mas ndihmes te te huajve fillo e mendo edhe per vendasit
PërgjigjuO hajdar ci oduam ne ato humanist into timit
PërgjigjuCnjerezore per ata, po per studentet? Apo kush po e vret mendjen
PërgjigjuMe mire dergoj kta te termetit ne godina ! Kurse ktyre pulave nga afganistani po se mbrojte deren e shpise cfare do mbrosh o spihun ! Me kismet dhe opozita do vishet me shapka dhe ku do ikni ju afganet se shapkat i keni frike ju !! Hahahh sa kam qeshe !!!