TIRANË-Qyteti i Beratit ka marrë sot çmimin e mirënjohjes nga Izraeli për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, ishte sot në qytetin e Beratit ku ka nderuar banorët e këtij qyteti me një titull mirënjohjeje.
Në motivacionin e këtij tituli thuhet se, ky titull i jepet qytetit muze për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së II-të Botërore.
Ambasadori Cohen ishte I shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Odeta Nishani  dhe ka inauguruar edhe një çerdhe në këtë qytet. /ATSH/