Strehimi i Muxhahedinëve
ambasada iraniane nuk reagon

TIRANE - Ende nuk dihet se kur do të nisin negociatat me dy vendeve lidhur me transferimin në vendin tonë të 210 muxhahedinëve, të cilët do të strehohen pas një vendimi të Këshillit të Ministrave. Ambasada iraniane në vendin tonë deklaroi se ende nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë çështje.

“Nuk kemi ende asnjë prononcim për mediat lidhur me këtë çështje. Për këtë ka një vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë”, ka qenë ky reagimi i marrë nga ambasada iraniane në Tiranë. Por ndërkohë që 210 muxhahedinët, ose të cilësuar ndryshe si një pjesë që bën opozitën në Iran, do të strehohen në vendin tonë me statusin e refugjatit si dhe do tu krijohen të gjitha kushtet për një strehim të sigurt në Shqipëri në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e vendit.

Ndërkohë që historia e kësaj organizate është shumë e gjatë dhe me komplikime diplomatike dhe ushatarake ndërkombëtare. Kjo organizatë njihet si anti-iraniane dhe baza e tyre në Irak është goditur së fundi nga një raketë iraniane dhe ka patur disa të vdekur.

Në këto kushte, amerikanët kanë kërkuar që t’i zhvendosin në një vend të tretë, pasi ndjehen të kërcënuar në bazën e tyre. Ndërkohë që asnjë informacion tjetër nuk është bërë i ditur sesi do të kryhet tranferimi i tyre. Vendimi i qeverisë shqiptare është mirëpritur edhe nga baronesha Ketrin Ashton si dhe OKB.

VENDIMI DHE MBËSHTETJA E SHBA

Vetëm pak ditë më parë qeveria shqiptare miratoi vendimin për lejimin e strehimit të 210 muxhahedinëve, të cilët përkohësisht janë të strehuar në kampin amerikanë në Irak. “Pasi u ripohuan marrëdhëniet e bashkëpunimi i shkëlqyer midis SHBA e Shqipërisë, biseda u ndal në kërkesën për zhvendosjen e disa individëve të grupit MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria”, në Irak dhe strehimin e tyre për arsye humanitare në Shqipëri.

UNHCR-ja u ka dhënë disa residentëve të Kampit “Liria” statusin e refugjatit dhe po bashkëpunon me qeverinë shqiptare për t’u gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar e humane për këta rezidentë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri Berisha i theksoi zëvendës ndihmës sekretares së Shtetit Leaf se sikundër ju premtua Sekretares së Shtetit Clinton, gjatë vizitës së saj historike në Tiranë dhe qeverisë së SHBA mbështetjen që i jep Shqipëria Uashingtonit në këtë rast.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptaja.com (print) 26.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë