‘Strehoheshin qindra civilë’, rusët bombardojnë një Teatër në Mariupol

 

Forcat e armatosura ruse bombarduan Teatrin e Dramës në Mariupol të Ukrainës, ndërsa aty po strehoheshin “qindra civilë”. Kështu ka thënë Këshilli Bashkiak i qytetit, duke theksuar se ende nuk ka informacione për viktima. Sipas deklaratës, forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë zonat e banuara. 

Zëvendëskryetari i qytetit ukrainas të Mariupolit, Serhiy Orlov, tha se Rusia ka bombarduar një teatër. Sipas tij, në këtë teatër po strehoheshin civilët. Ai vlerësoi se 1,000 deri në 1,200 persona gjendeshin brenda këtij objekti. Ndërkaq, numri i viktimave është ende i panjohur.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Raporti/ 1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vjet çdo subjekt i kontrolluar kishte 5 punonjës informal

Raporti/ 1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vjet çdo subjekt i kontrolluar kishte 5 punonjës informal