TIRANË - Një mijë muxhahedinë kanë mbërritur në vendin tonë prej vitit 2013, ndërsa për një periudhë të papërcaktuar, pritet që Shqipëria të strehojë edhe 2 mijë anëtarë të opozitës iraniane. Kjo e dhënë bëhet publike për VOA nga një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.
...
Edhe pse publikisht nuk u fol në asnjë fjalë për muxhahedinët, sekretari amerikan i Shtetit në takimet që pati jashtë syrit të medias me kryeministrin Edi Rama, e ka falenderuar atë për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane në vendin tonë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në disa kampe në Irak.
Në një shkrim mbi këtë çështje, Zëri i Amerikës i referohet kësaj të dhënë duke cituar një zyrtar të lartë të departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai thotë se gjatë dy viteve të fundit, pra nga 2013-a e deri më tani, në vendin tonë janë strehuar rreth 1 mijë muxhahedinë iraniane, por shton se është rënë dakord për të zhvendosur në Shqipëri edhe 2 mijë të tjerë.
Zyrtari i lartë i DASH sqaron edhe arsyen pse nuk u fol publikisht mbi strehimin e muxhahedinëve. Ai thotë se gjatë vizitës të së dielës, ishte rënë dakord që Kerry të mos fliste në publik për zhvendosjen e tyre, për shkak se kjo temë është ende shumë sensitive.
Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces përfshin një donacion prej 20 milionë dollarë nëpërmjet Agjencisë së OKB-së për Refugjatët për të ndihmuar në strehimin e muxhahedinëve të quajtur MEK (Mujahedeen-e-Khalq). SHBA e ka mbështetur gjithashtu Shqipërinë në zhvillimin ekonomik dhe të sigurisë, për ta ndihmuar vendin të ndërtojë kapacitetet e duhura fizike për të mirëpritur refugjatët.
Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp që pati pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, shefi i diplomacisë amerikane John Kerry foli për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Edhe pse ne menyre jo te drejtperdrejt, Kerry la te nenkuptuar se ky bashkepunim i ngushte mund te thote qe Shqiperia te mireprese muxhahedinet si ndihme e ofruar nga vendi yne ne luften kunder terrorizmit.
"Kam dëgjuar me vëmendje mendimet e kryeministrit dhe mendoj se ka thënë disa pika të rëndësishme, ka hapur mundësi që SHBA dhe Shqipëria të punojnë më ngushtësisht me njëra-tjetren. Ne po punojmë në një kohë të sfidave. Shqipëria i ka kuptuar sfidat dhe udhëheqësi juaj ka qenë shumë ndihmues ndaj SHBA, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, në përpjekje për të shtrembëruar një fe të madhe e për ta përdorur për qëllime të liga", - u shpreh Kerry.
Edhe gjatë seancës parlamentare të së enjtes së kaluar në Kuvendin shqiptar, u fol për muxhahedinët ku ish-kryeministri Berisha i kërkoi Qeverisë t’i premtonte Sekretarit Kerry se do të pranojmë të strehojmë muxhahedinët e mbetur, çka nuk u kundërshtua as nga kreu i qeverisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO