Në një moment kur duket sikur Noizy-t vërtet s'i intereson shumë, Stresi vazhdon të 'luftojë' me 'fantazma' të së shkuarës dhe të sulmojë atë që duket se do të mbetet 'rivali i tij i përjetshëm'.

Të dy këngëtarët do të performojnë sonte në Pejë, në klube të ndryshme dhe Arkimed Lushaj ka përgatitur fansat e tij të 'mprehen' mirë para mbrëmjes së sotme. Në një postim në Instagramin e tij, Lushaj i njohur si Stresi ka ftuar të gjithë ata mbi moshën 18 vjeç, duke shtuar se ata nën 16 do të shkojnë atje ku do të performojë 'rivali i tij i betuar', Noizy.

“Me datën 17 në Pejë Athurs Club be there. +18 ka na, -16 andej”, ka shkruar reperi në foton e publikuar në Instagram.

Ndërsa Noizy në llogarinë e tij ka postuar vetëm disa orë më parë një fotografi me shkrimin 'Peja, po vijmë", duke e treguar hapur mbase që nuk i intereson aq shumë të 'ndeshet' me konkurentin e tij.

Vlen për t'u rikujtuar që dyshja Noizy-Stresi kanë qenë shumë problematikë në përballjet mes njëri tjetrit disa vite më parë, por gjërat duken sikur janë qetësuar me kalimin e viteve.
stresi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)