Stresi heq dorë nga muzika: "Kemi
kaluar 8 vite të mrekullueshme"

Stresi heq dorë nga muzika: "Kemi<br />kaluar 8 vite të mrekullueshme"
Ndërsa shumë artistë e këngëtarë synojnë të çajnë në tregun e muzikës, Stresi po heq dorë prej tij. Në një postim të orëve të vona të së hënës, reperi bëri ‘përshëndetjen e fundit’ më fansat dhe bashkëpunëtorët e tij pas 8 vitesh në skenë. Arkimed Lushaj ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe të nisë një jetë të re përtej oqeanit.
 
"Dhe vjen një nga ato momente kur merr atë vendim të menduar prej kohësh: dëshirën për të bërë diçka krejt ndryshe nga muzika, larg botës mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar së bashku 8 vite të mrekullueshme, ishte një pasion, ëndërr e imja që doja të realizoja dhe përjetova intensivisht falë jush. Nuk kam asnjë lloj pendimi, përkundrazi, gjëra të reja e aventura të tjera na presin! Për asnjë moment s'do të rresht së falenderuari ju që më mbështetët, më ndoqët e ndatë emocione, dashuri, më qëndruat pranë e më motivuat në ditët më të mira e ato më pak të mira, më qëndruat besnikë, çka për mua ishte primarja në jetë! Dua të falenderoj me zemër Lokun, Flori Mumajesin. Faleminderit që ishe pjesë e kësaj ëndrre të bukur e s'rreshte së besuari në mua e m'i le gjithnjë dyert hapur! Faleminderit gjithë stafit të Threedots, atyre kolegëve me të cilët bashkëpunuam, atyre që ndamë  tore, atyre me të cilët hëngra e piva e ndamë edhe centet e fundit së bashku! Falenderoj familjen timë që më suportoi në çdo vendim timin! Ëndrra vazhdon nëpër oqeane aty ku jam nisur në këtë moment... Love& Peace krejtve! Bad Boy for live Stresi-Stresinjo. Me respektin më të madh ju uroj Zoti qoftë me ju!'
stresi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?