Pak kohë më parë u përfol se mes tyre kishte një lidhje të fortë dashurie, pastaj u tha se u ndanë, por askush nuk mund ta besonte se e gjithë kjo dashuri mund të kthehej në urrejtje.

Po flasim për Stresin dhe modelen Enxhi Kamenica, të cilët thuhet se janë grindur me njëri-tjetrin në një qendër tregëtare në kryeqytet, pa e vrarë aspak mendjen për sytë e kureshtarëve.

Nuk dihen ende arsyet e grindjes, por të themi të vërtetën që në fillim ishin ato çifte marrëdhënie e së cilëve u etiketua si “macja me miun”.