Biseda e përgjuar me shokët që futi në kurth Stresin...zyrtarisht i pandehur!

Biseda e përgjuar me shokët që futi në kurth Stresin...zyrtarisht i pandehur!

Arkimend Lushaj ose siç njihet ndryshe me emrin e artit “Stresi” është marrë i pandehur për akuzën e Armëmbajtjes pa lejë në dy episode. Çështja në ngarkim të Stresit është hetuar nga prokuroria Ardian Braho dhe se pak ditë më parë këngëtari është dërguar në gjykatë për tu përballur me akuzën e mësipërme. Sipas dosjes hetimore një pistoletë e hedhur në rrugë nga Arkimend Lushaj ose “Stresi” mbrëmjen e dy korrikut 2018 në Tiranë, ka sjellë arrestimin e tij pas katër muaj nga kjo ngjarje. “Stresi” në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një hoteli në Linzë, por nuk ka menduar se ai po ndiqej nga policia, e cila kishte marrë një urdhër ndalimi nga prokurori i Tiranës Ardian Braho, pasi ky i fundit gjatë katër muaj hetime kishte zbuluar me prova konkrete, se arma e gjetur në rrugë në ngjarjen e 2 korrikut 2018, i përkiste pikërisht Arkimend Lushaj.

Por në fakt pistoleta tip “Pietro Bereta” e gjetur në rrugë, ishte hedhur nga “Stresi” pak sekonda se sa “Stresi” dhe dy shokë të tij, të ndaloheshin nga patrulla e policisë së Tiranës. Por pas shoqërimit në komisariat në 2 korrik 2018, “Stresi” është liruar ndërkohë që u mbajtën në arrest dy miqtë e tij, ku pas disa ditësh edhe këta dy të fundit u liruan, dhe u proceduan për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Ndërkohë që të tre shokët ishin të lirë, Arkimend Lushaj, fliste në telefon me këta të fundit se pistoleta tashmë e sekuestruar i përkiste atij. Këto biseda janë përgjuar nga ana e prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po zhvillonte hetime për llogarinë e saj, duke mbajtur në mbikëqyrje një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Për pasojë, në këto përgjime ka dalë dhe emri i “Stresit”, i cili flet hapur duke i pohuar personave se arma e sekuestruar në 2 korrik 2018 ishte e tij, por e kishte hedhur në tokë sapo kishte parë patrullën e policisë që po vinte drejt tij. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të bindet dhe të kërkojë arrestimin e Arkimend Lushaj për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Por teksa kanë shkuar në hotelin ku ishte lokalizuar “Stresi”, policia e Tiranës ka bërë arrestimin e tij dhe gjatë kontrollit, i është gjetur dhe një armë tjetër, e llojit pistoletë tip “Pietro Bereta”.

Njëherësh agjentët e policisë kanë sekuestruar dhe një sasi të vogël kokaine, e cila ishte përgatitur për tu konsumuar nga këngëtari. Për pasojë, Prokuroria e Tiranës tashmë e akuzun Stresin për dy akuzën e Mbajtjes pa lejë të armëve në dy episode.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer: 19/03/2019 10:54

    Ky eshte fundi I te gjithe idhtareve te Sali Haram berishes

    Përgjigju
  • Minotauro: 09/03/2019 09:29

    U shkaper...fsha rracen e mu.. te gjith Lushajve.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/03/2019 21:19

    Ja keta janebajgat e Sali malokut

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 08/03/2019 18:11

    pune malokesh gjelle qensh

    Përgjigju
  • Ariu maleve: 08/03/2019 14:31

    Heu bre cuni i Salih Buçelushaj paska dal ne gazete. Te kujtohet kur kenaqesha me teteme dhe ti kullosje dhite afer strofulles time? Tani ta shpifshin sumcen aty ne biruc or fekale

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/03/2019 13:10

    Pse duhet te perbeje lajm kjo ngjarje, te marri denimin e merituar si e percakton ligji,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb