/ATSH/- Struktura e kreditimit të ekonomisë e vendos sistemin bankar përpara sfidës për të rritur kredinë e re me norma të larta, për të mund të siguruar një rritje pozitive të portofolit të huave.
Sipas statistikave të Shoqatës Shqiptare të Bankave, kredia me maturim afatshkurtër, brenda një viti, zë afro 35% të totalit të kredisë të dhënë nga sistemi financiar, ndërsa kredia me maturim afatmesëm, deri në tre vjet, zë mbi 16 % të totalit.
Sipas eksperteve bankar, kredia me maturim afatshkurtër që ze rreth 35% te gjithë kredisë, maturohet brenda një viti duke stimuluar kreditimin dinamik dhe ruajtja e rritjes së stokut të kredisë. Kredia me maturim afatshkurtër sigurisht që ka avantazhe për bankat, sepse nënkupton një ekspozim më të ulët në kohë ndaj rrezikut kreditor te një huamarrës, por nga ana tjeter politikat e Bankes Qendore po stimulojne nxitjen e kredise afatgjate si element i segmentit te bizneseve dhe sipermarrjeve, që përbëjnë edhe kolonën kryesore të kreditimit.