Strukturimi i Policisë së Shtetit, lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka

Lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Gjovalin Loka është liruar nga detyra e Drejtorit të Sigurisë Publike dhe pritet të emërohet diku tjetër.

Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese, i fundit drejtor i DVP Shkodër.

Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, z. Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës.

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, por edhe kryeministri Edi Rama, paralajmëruan se do të ketë ndryshime në komisariate e drejtori të policisë, ku brenda kësaj jave do të prezantohen edhe drejtorët e rinj. Rama tha se procesi i ndryshimeve në strukturat e larta drejtuese do të bëhet më shpjet nga seç ishte planifikuar.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studenti: 01/07/2021 17:25

    Shume mire!! Me eksperiencen qe ka zoti Loka do te mesoje shume mire studentet e shkolles....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës