Ajo shtrihet mes Roskovecit dhe Beratit ndërsa në Strum rriten bimë për të cilat thuhet se janë unike në botë. Kohët e fundit ka tentative që territori prej 3 hektarësh i mbuluar me ujë të bëhet i vizitueshëm për turistët.
Ndodhet në rrugën nacionale Roskovec- Berat, por është i mbuluar më shumë mistere, njëkohësisht është i shpallur edhe monument natyror, bëhet fjalë për Strumin. Prej vitesh është lënë në harresë. Për strumin ka shumë gojëdhëna, por akoma nuk ka një studim të mirëfilltë se çfarë në të vërtetë është ky vend i cili prej kohësh qëndron i tillë pa ndryshuar formë.
Sipas disa të dhënave në Strum, ose njohur ndryshe edhe si “këneta e zezë” rritën bimë të cilat janë unike në botë. Ndërkohë brenda në kënetë rritën gjallesa nga më të ndryshmet.
Strumi ndodhet në territorin e Bashkisë Roskovec, të pyetur për çështjen e Kënetës së Zezë, Drejtori i Kulturës në bashki, thotë se Strumi është i mbuluar me mistere.
“Prapa shpinës time është “këneta e zezë”, të gjithë zona e njohin kështu për shkak të mistereve që ka mbartura. Ka gjallesa interesante. Këtu rritet një bimë endemike tre mujore e vogël me tre gjethe dh brenda ka një rrënjë dhe ajo mbulon të gjithë sipërfaqen e pellgut burimorë. Shkencëtarët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës thonë që është e rrallë në botë.”, tregon drejtori i kulturës në bashkinë Roskovec, Thoma Goga.
Ajo që është më shumë interesante në këtë kënetë janë dyshimet për lidhjet e saj me detin nëpërmjet kanaleve nënujore. Sipas drejtorit të Kulturës, thuhet që para 15 vitesh në kënetë dëgjoheshin zhurma dhe dyshimet janë për një balenë e cila mund të ketë ardhur nga deti.
“Para15 vitesh këtu ulërinte në darkë një zhurmë madhe. Njerëzit thanë se mund të ketë ardhur një balenë nga ujërat e detit”, u shpreh Goga.
Kohët e fundit po shihen mundësit nga Bashkia e Roskovecit për ta kthyer këtë vend në një atraksion turistik të vizitueshëm.
“Ne jemi duke hartuar një projekt rikualifikimi urban që në përbërje të vet ka pasazh kalimi për këmbësorët, biçikletat, për automjete me dy vende ku mund të qëndrojnë qytetarët dhe pyllëzimin e rezervuarit.”, tha Kryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi.
Në Strum janë rreth 3 hektar tokë e cila është e mbuluar nga uji dhe bimët të cilat e zënë këtë hapësirë. Apeli që lëshohet nga ana e kryetares së Roskovecit është se për Kënetën e Zezë duhet të fillojnë kërkime shkencorë nga ana e specialistëve të mirëfilltë të cilët duhet të kryejnë studime rreth bimëve dhe kafshëve që gjenden brenda hapësirave të Strumit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
