KILI - Mbi 100 mijë studentë marshuan në Santiago kundër reformave të propozuara nga shteti për arsimin e lartë.
Manifestimi u organizua nga Konfederata e studentëve kilianë, ku morën pjesë edhe mësues, profesorë të kolegjeve të ndryshme, punononjës nga ministria e arsimit si dhe shumë të tjerë.
Por anifestimi u degjenerua në përleshje mes qindra studentëve dhe policisë ku u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, që nisën të godisnin me gurë dhe objektë të forta kundër forcave të rendit.
Raportohet se tetë policë mbetën të lënduar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën pasi u sulmua me acid dhe mbi 100 persona u prangosën gjatë manifestimit.
Gjithashtu dyqane dhe shenjat e trafikut rrugor u vandalizuan gjatë rrugës së protestuesve.
Studentët kërkojnë kërkojnë përmirësim të nivelit arsimor të lartë dhe uljen e taksave universitare dhe argumentojnë se sistemi edukues në Kili është thellësisht i padrejtë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com