TIRANE- Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale ja kanë arritur qëllimit me protestën e zhvilluar një ditë më parë. Pas disa orë proteste Fakluteti i Shkencave Sociale ka rënë dakort që t’ju thjeshtojë mënyrën e pagesës së tarifës për studime. Në këtë mënyrë studentët nuk do ta paguajnë të gjithë tarifën njëherësh, por me këste.
Dita e premte ishte afati i fundit për studentët që të paguanin tarifën, ndërkohë që ata u shprehën se nuk kishin mundësi ekonomike për ta paguar.

“Mos na kërcënoni se s’futemi në provime, shtyni afatin e pagesës, nëse nuk na plotësohen këto kërksa ne do të bllokojmë të gjithë jetën studentore”, - u shprehën studentët gjatë protestës. “Kush s’ka s’paguan”, ‘Qeveri privatësh”, “Nuk paguajmë”, “Do bllokojmë Universitetin”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar studentët e Faklutetit të Shkencave Sociale.
Deklarata
Në një deklaratë studentët kanë bërë të ditur se tarifat në Universitete po rriten çdo ditë. “Gjendja ekonomike e pjesës më të madhe të studentëve sa vjen e bëhet më ulëritëse. Na tarifojnë për të hyrë në shkollë, na tarifojnë për libra e materiale mësimore, na tarifojnë për të mbajtur frymën me bukë, na tarifojnë për një copë strehë, na tarifojnë për pak ngrohje, na tarifojnë për një vërtetim. Me një fjalë, pushtetarë politikë dhe burokratë universitarë na kanë shndërruar në shënjestrën e vendimeve të tyre të mbrapshta”, - thanë studentët në deklaratën e tyre. Gjithashtu studentët i kanë kërkuar Këshillit të Ministrave uljen e tarifave si për studimet master dhe “Bachelor”.
“I kërkojmë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të marrë sa më parë vendimin e uljes së ndjeshme të tarifave studentore. I kërkojmë po ashtu të angazhohet politikisht në hartimin e një plani disahapësh për uljen e vit pas vitshme të tarifave deri në garantimin e arsimit publik falas për çdo student të universiteteve publike që dëshmon aftësitë e duhura për të ndjekur studimet universitare’, - u shprehën studentët gjatë protestës së
tyre.
Pagesat
Studentët i kanë kërkuar universitetit të Tiranës edhe heqjen e sanksioneve se studentët që nuk paguajnë taksën nuk futen në provime. “I kërkojmë, nga ana tjetër, dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe rektorit të Universitetit të Tiranës të anulojnë të gjitha vendimet që parashikojnë sanksione ndaj studentëve që e kanë të pamundur të paguajnë tarifën studimore. Të heqin dorë nga kërcënimet për mosfutje studentësh në provime apo ndalesa të tjera të ushtrimit të të drejtave studentore”, - është një tjetër kusht i studentëve. Pjesë e protestës ishte edhe pedagogu Arlind Qorri.

Ligji i ri, Studentët: Protestojmë edhe për reformën në arsim
Pavarësisht se reforma në arsim është miratuar nga Parlamenti dhe do të fillojë zbatimin, studentët në protestën e djeshme janë shprehur se do të vazhdojnë të kundërshtojnë reformën në arsimin e lartë. Ata janë shprehur ditën e djeshme se do të bllokojnë zbatimin e reformës, pasi më herët Ministria e Arsimit dhe qeveria nuk e dëgjoi zërin e tyre për të mos miratuar një refomë për privatët. Studentët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë mësimin në momentin që reforma në arsim do të zbatohet. Prej më shumë se një viti studentët po protestojnë kundër ligjit të ri për arsimin e lartë, që sipas tyre rrit tarifat e studimit për të gjithë të rinjtë.

Redaksia online
(s/m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO