TIRANE- Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngjallën interesin e studentëve shqiptarë të shkencave politike dhe kryesisht të atyre që studiojnë për marrëdhënie ndërkombëtare.
Studentët e Universitetit Europian të Tiranës dhe Universitetit Epoka u bënë pjesë e një debati bazuar në tezat e politikës së jashtme që dy kandidatët, Barack Obama dhe Mitt Romney prezantuan gjatë fushatës në SHBA. Debati u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Secili prej grupeve të studentëve të dy universiteteve duhej të mbronte njërin prej kandidatëve për president. Debati ju përmbajt rregullores së përgatitur më parë nga përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA në Tiranë dhe zgjati më shumë se dy orë.
Studentëve ju desh të mbronin tezat e kandidatit të tyre dhe të kundërshtonin ato të grupit tjetër. I gjithë debate u zhvillua në gjuhën angleze për t’i dhënë akoma më shumë ngjyra amerikane sallës së dekoruar me elementët e fushatës presidenciale. Moderimin e debatit e mori përsipër z. Niles Cole nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun i cili u kujdes që të respekoheshin rregullat e debatit dhe drejtoi pyetjet mbi platformat zgjedhore të të dy kandidatëve.
Grupi i studentëve të Universitetit Europian të Tiranës përbëhej nga pesë student të cikleve bachelor dhe master të programeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Jona Hadëri, Fjolla Spanca, Megi Llubani, Gresa Hasa dhe Lulzim Hoxha duhej të mbronin në këtë debat tezat e parashtruara nga presidenti aktual i ShBA, Barack Obama.
Grupi i Universitetit Epoka përbëhej nga gjashtë studentë dhe kishte për të mbrojtur republikanin Romney gjatë këtij debate. Ata ishin përgatitur gjatë kësaj kohe rreth tezave që Mitt Romney ka prashtruar rreth politikës së jashtme që duhet të ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të ardhshëm presidencial.

(foto: Studentet e UET gjatë debatit)
Një përmbledhje e debateve presidenciale për grupet e studentëve dhe profesorët që i shoqëronin u shfaq para se të niste trajtimi i qasjeve të ndryshme të dy kandidatëve për president në ShBA e të mbrojtura nga studentët e dy prej universiteteve më të mira në Shqipëri. Video përmbledhëse e luftës politike në media që kishin zhvilluar dy kandidatët përveçse shërbeu si hapje e debatit, i futi studentët në gjendjen dhe atmosferëne krijuar gjatë debateve presidenciale.
“Jam pro rizgjedhjes së Barack Obama-s për postin e presidentit të ShBA për arsye se gjatë këtij mandati nëpërmjet rigorozitetit e përkushtimit të vazhdueshëm, arriti të rimëkëmbte një Amerikë të lodhur dhe të përulur në sytë e botës nga gabimet e administratës Bush. Mbi të gjitha, jam e mendimit që përfaqëson katërcipërisht rolin e liderit amerikan dhe vlerat e këtij kombi në tërësi” mbrojti tezën e saj Gresa Hasa, studente në vitin e tretë Bachelor për Shkenca Politike në UET
"Obama vazhdon të ketë një qasje më konstruktive kundrejt politikës së jashtme, përhapjes së demokracisë si dhe, padiskutim politikat sociale të favorshme, sidomos për shtresat e vafëra të popullsisë."- tha Fjolla Spanca edhe kjo studente e vitit të tretë bachelor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UET.
Lulzim Hoxha, student i Shkencave Politike mendonte se pikat e fortë e platformës zgjedhore të Obamës
"ishte reforma e paketës së sigurimeve shëndetësore (në politikën e brendshme) dhe qasja e tij e mos-ndërhyrjes ushtarake në revolucionet arabe."
Ndërsa Megi Llubani, studente në Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime të Sigurisë, viti II tha se pikat e forta "janë arritjet e mandatit të parë, pra: tërheqja e trupave nga Iraku, një luftë që Obama e ka cilësuar të panevojshme dhe një plan konkret për tërheqjen e përgjegjshme nga Afganistani deri në vitin 2014."
Ndërsa Jona Hadërit, studente për Marrëdhënie Ndërkombëtare veçoi "planin ekonomik afatgjatë për të investuar në edukim, infastrukturë, energji të pastër, biznese të vogla, dhe ulje taxash."
Gjatë debatit studentët diskutuan dhe replikuan rreth çështjeve të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pikpamjet që dy kandidatët për president i kishin trajtuar gjatë fushatës zgjedhore si roli i ShBA në botë, investimet në ushtri, marrëdhëniet me Paksitanin, tregtia e jashtme me Kinën, etj. u ridiskutuan në debatin midis studentëve. Përveç tematikave të para-caktuara grupet e studentëve ju drejtuan pyetje edhe nga të pranishmit e tjerë në këtë debat studentor.
Në fund të debatit, moderatori z. Niles Cole falenderoi studentët që morrën pjese dhe i përgëzoi për përgatitjen që kishin bërë duke studiuar platformat e politikës së jashtme të dy kandidatëve. Ai i dhuroi secilit grup nga nje album fotografik dhe i ftoi për të ndjekur bashkë me Ambasadorin e ShBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu, shpalljen e fituesit pas numërimit të votave.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com