Pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin, studentët e Shkodrës kanë vendosur që t'i bashkohen atyre të Tiranës, për të protestuar për plotësimin e tetë kërkesave. Njëri prej tyre është shprehur për Report Tv duke filluar nga sot, studentët e Shkodrës do të mblidhen në orën 09:00 para "Teatrit Migjeni", për t'iu bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë.
Teksa është pyetur për rrezikun për të rënë pre e presioneve nga ana e stafit pedagogjik, ai u shpreh se ka patur mjaft raste të tilla por pavarësisht kësaj studentët nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre.
Studentët e Shkodrës, të mbledhur për t'iu drejtuar protestës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë
Lajmi kryesor: