Protesta e studentëve/ Qeveria jep edhe 3 mln euro për konviktet, investimi në total 56 milionë euro (Detajet)

Protesta e studentëve/ Qeveria jep edhe 3 mln euro për konviktet, investimi në total 56 milionë euro (Detajet)

Studentët vijojnë protestën të ndarë në dy grupe, ndërsa kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave, por pa dialog me qeverinë. Njëra nga kërkesat e studentëve është përmirësimi i kushteve në konvikte (lexo këtu). E ndërsa pak ditë më parë Rama publikoi një video me pamjet nga investimet që po bëhen te Inxhinieria e Ndërtimit, sot Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime për rehabilitimin e konvikteve në Tiranë.

“Miratohet në parim marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”thuhet në vendim.

Fondi sotëm prej rreth 3 milionë eurove i shtohet atij prej 18 milionë që janë parashikuar për fazën e parë për investimet te konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit e quajtur ndryshe Qendra Studentore nr.2 si dhe projektin për shndërrimin e Qytetit Studenti në një qendër moderne për akomodimin e studentëve. Gjithashtu kryeministri deklaroi mbrëmë se investimi për konviktet në total është 56 milionë euro, ndërsa vetëm faza e parë kap vlerën e 18 milionë eurove.

Pas vendimit lidhur me marrëveshjen me qeverinë gjermane për rikonstruksionin e konvikteve në Universitetin e Tiranës, ka reaguar LSI. Deputetja Kejdi Mehmetajt akuzoi se kryeministri Edi Rama po tallet me studentet duke u hedhur hi syve. “Të tallesh sot me studentët, tu hedhësh copa letrash përpara edhe asgjë konkrete, do të thotë vetëm të kesh frikë prej tyre, jo vetëm të jesh në ngërç, por edhe të duash të bësh sikur ata nuk ekzistojnë” tha Mehmetaj ndër të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • max: 15/12/2018 19:01

    po pra cdo gje me euro.ne vende te tjera.nuk e perkrahin fare euron.madje as ne bullgari.ik thot thyji blej lekeun tone edhe blej cte duash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur