Një grup studentësh janë mbledhur paraditen e sotme përballë Kryeministrisë, ku edhe kanë dhënë mesazhin e fundit ndaj kryeministrit Edi Rama për vitin 2018.

“Studentët urojnë me një kryeministër që e do Shqipërinë,”- shkruhet në pankarëtën që ata kanë lënë para godinës së Kryeministrisë.

Postimi i studentëve në rrjetet sociale  

Studentët vendosën të pezullojnë protestën, për ta rinisur atë më 5 janar, në rast se nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. Qeveria ka publikuar pak ditë më parë, "Paktin për Universitetin", një platformë e cila synon t'i japë zgjidhje problemeve që ka aktualisht arsimi i Lartë në Shqipëri.

Për më shumë detaje lidhur më kërkesat e studentëve (LEXO KËTU)