Studentët kërkuan dorëheqjen e Dhori Kules se nuk shkoi në takim, Dekanati i Ekonomikut: Ja si qëndron e vërteta

Studentët kërkuan dorëheqjen e Dhori Kules se nuk shkoi në takim, Dekanati i Ekonomikut: Ja si qëndron e vërteta

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule

Pas kërkesës së studentëve për dorëheqjen e Dhori Kules (Lexo këtu), ka ardhur reagimi i Dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Dekanati sqaron se pretendimet e studentëve nuk qëndrojnë, duke hedhur poshtë aludimet se ka qenë Dhori Kule ai që nuk ka shkuar në takim. Dekanati pranon se sot nuk është realizuar takimi i Dekanatit me studentët, por duke sqaruar se ka qenë vetë studentët ata të cilët nuk kanë njoftuar për datën dhe orën e këtij takimi. Megjithatë, Dekanati thekson se ditën e hënë ora 09:00 pret në takim përfaqësinë e studentëve, ndryshe nga sa kërkojnë studentët të cilët duan të jenë të gjithë të pranishëm. 

Reagimi i plotë: 
Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë sqaron se ditën e shtunë, datë 15 dhjetor është paraqitur studenti Henri Hakorja, viti III, Bachelor, Grupi E301 dhe ka kërkuar takim me Dekanin e Fakultetit. Pas takimit të zhvilluar në orën 11:00, datë 15 dhjetor, Dekanati i Fakultetit, duke qenë gjithmonë në dispozicion dhe gatishmëri për të takuar studentë, ka pranuar të zhvillohet takim me studentët përfaqësues të të gjithë grupeve të seminareve të FE dhe Dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë, në çfarëdolloj date dhe ore që do të ishte e përshtatshme për studentët. Pas këtij takimi, studenti Henri Hakorja nuk ka njoftuar më për datën dhe orën se kur mund të zhvillohej takimi. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë pret gjithmonë studentë, prandaj pretendimi i ngritur në media nga ndonjë grup i veçuar studentësh nuk është i vërtetë. Ditën e hënë, datë 17 dhjetor, ora 09:00, Dekani së bashku me Dekanatin e FE pret studentët përfaqësues të grupeve të FE.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja