Në konferencën me gazetarët, Ministri Hoxha foli dhe për protestën e studentëve të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimin e licencës ta zhvillojnë në gjuhën shqipe. Ferit Hoxha thotë se kjo është një e drejtë që ua garanton ligji vendas dhe se kjo çështje duhet të adresohet dhe të mos politizohet.

“Studentët kërkuan një të drejtë. I ndjekim me vijimësi. Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është e drejtë që parashikohet nga legjislacioni, nuk duhet të kufizohet e as të vihet në diskutim. Është thelbësore që kjo çështje të adresohet në mënyrë institucionale dhe përmes dialogut. Kjo çështje të mos politizohet por të trajtohet me maturi dhe përgjegjësi”, tha Hoxha.


Lajmi kryesor:

Ministri Hoxha: S’ka bllokim të negociatave me BE! Kritika shërbimit të jashtëm: S’na pret bota sa të pimë kafen e mëngjesit