Studentë e pedagogë të universiteteve kanë vijuar sot me protestat kundër projektligjit për arsimin e lartë, duke i kërkuar qeverisë shqiptare që ta rikthejë atë për diskutim, ndonëse tashmë është miratuar.
 
Përmes një marshimi që nisi nga korpusi drejt kryeministrisë, të organizuar nga  grupimi studentor i quajtur “Lëvizja për Universitetin”, studentët kërkuan gjithashtu përmirësim të kushteve për ndjekjen e studimeve në universitetet publike.
 
Për studentët, projektligji jo vetëm cënon autonominë universitare, por bie ndesh me të drejtat e tyre studentore, duke i shndërruar ata në klientë. Ata janë shprehur kundër finacimit të universiteteve private me fonde publike.
 
Në mbështetje të studentëve dolën edhe pedagogë universitetesh, mes të cilëve pedagogu Jani Marka, i cili sqaron në një intervistë për A1 Report dy shtyllat bazë që e bëjnë këtë projektligj  të padobishëm për reformimin e nevojshëm të arsimit të lartë.
 
Mënyra e finacimit dhe mënyra e organizimit të reformës, të parashikuara në projektligj, sipas Z.Marka, bëjnë që studentët të kthehen në klientë, universitetet në tregje dhe nga e gjithë kjo do të përfitojnë vetëm universitetet private, me financim nga fondet publike.
  
protesta
reforma
 
   Redaksia Online
   (Alteo Hysi/shqiptarja.com)