Studentët në ‘Repolitix’: Protesta duhet të ketë një drejtues, ja tre arsyet pse refuzojmë dialogun, Rama na provokoi

Protesta e studentëve ishte tema diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix, ndërsa të ftuar ishin dy studentë të Mjekësisë, analisti Ilir Kalemaj dhe drejtori i Arkivave, Ardit Bido. Studenti Altin Metalla u shpreh se ka ardhur momenti që protesta duhet të ketë një drejtues për të organizuar tubimet, por jo që të negociojë me qeverinë.

“Kemi 7 ditë që po dalim, por nuk ka pasur asnjë incident. Protesta nuk ka përfaqësues, janë të gjithë të barabartë. Studentët kanë frikë. Disa kanë frikë ta quajnë politike. Kauza jonë është politike, jo partiake. Studentët e Elbasanit nuk janë lejuar nga policia për të ardhur në Tiranë. Ky është një vendim politik. Nga universiteti i Durrësit dhe gjimnazistë nga Tirana ishin goxha. Personalisht mendoj që protesta duhet të ketë një drejtues. Jo ti japim përgjegjësi të mëdha, por jo të negociojë. Nesër do të vijojmë sërish me protesta. Do të jemi prezent. Jam shumë i prekur që kryeministri nuk reagon ndaj kauzës sonë. Nuk i themi që që nesër të zbatojë të gjitha pikat”tha Altin Metalla.

Ndërsa Mario Mesturi shpjegoi tre arsyet se përse refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama. “Arsyeja e parë është se kushdo që do të lexojë ato pika duket se nuk po kërkojmë luks, por kushte jetese në konvikte, arsim cilësor, kërkime shkencore. Kjo është arsyeja e parë që na duket normale. Sa më shumë qeveria linte pa miratuar kërkesat hapej vizioni. Ne kërkojmë një vizion, një Shqipëri më të mirë. Me pedagogë më të mirë, një treg pune dhe jo që shumica e studentëve që mbarojnë tani të shkojnë në Gjermani.

Ne jemi aq të zhgënjyer sa nuk kemi besim te njëri tjetri. Duket si funksionon cdo gjë në Shqipëri edhe nëse do të dërgojmë 10 veta kemi frikë se do të manipulohen. Pika e tretë është që disa studentë kanë frikë të protestojnë te kryeministria. Mund të ketë ndonjë provokim që mund të shpërthejë në dhunë. Kryeministri ka bërë dy provokime të hapura. Provokoi kur tha bëni revolucion dhe do ta shikoni dhe atë që tha se këta 10 mijë veta janë, kjo më ka nxitur revoltë. Në vend që të ulej dhe të japë zgjidhje, na provokon. Ai po kërkon që ne të reagojmë me dhunë dhe të na shpërndajnë”tha ai.

Me gjithë akuzat për ligjin e arsimit të lartë dhe protestës para Ministrisë së Arsimit, studentët nuk kërkojnë dorëheqjen e Lindita Nikollës, por cila është arsyeja? “Ministrja e Arsimit komandohet nga një kryeministër. Ajo bën çfarë thotë kryeministri” tha Altin Metalla.Ndërsa Mario Mesturi tregon si iu bashkua protestës. “Ne jemi viti i pestë, nuk kemi asnjë provim të mbartur, ne u ngritëm, pasi po shikonim se kjo që po ndodh nuk është e drejtë, u ngritëm në mbështetje të studentëve të tjerë dhe për një të ardhme më të mirë. Mendimi im ishte që sot që ishte lënë një ultimatum, të ishte protestuar para qeverisë ose parlamentit, pasi VKM e parë dhe reformën në arsim i ka bërë kjo qeveri. Ja edhe sikur të bëjmë vettingun në arsim, po kur të dalim nga shkolla si do të futemi në tregun e punës”. 

Për Ardit Bidon ky është rasti më i mirë për të bërë vettingun e pedagogëve. “Nuk duhet të humbasim shansin për të bërë një vetting për pedagogët. Edhe ne jemi pjesë e dhunimit të gjithë, se nuk jemi ngritur, disa i kemi miq, kemi marrëdhënie personale dhe na thonë bukëshkalë. Jam gati të them ca emra, por do të thonë po ky çfarë pati? Të gjithë i dimë. Nëse do të flas me emra, ai do të thotë po ky çfarë pati me mua? Arsyeja tjetër është që do të thonë se e ka nga inati. Ky klani i llumit duhet të thyhet me parimin”.

Studenti i mjekësisë Altin Metalla deklaron se zgjidhja është rrëzimi i sistemit, ndërsa tregon edhe tentativat për përçarje që janë bërë. “Ne të dy e kemi mbyllur vitin me mesataren 10 te mjekësia. Duhet të rrëzohet ky sisim i degjeneruar dhe i kalbëzuar. Studentët u revoltuan se u lajmëruan në mes të shkollës dhe tarifa ishte ekstravagante fare. Kishte tentativa nga të tre partitë për të hyrë në protestë. Kishte disa mesazhe të tipit nesër mos dilni në protestë. Na thonin mblidhuni në shkollë dhe kërkoni të drejtat tuaja, kur në fakt ishte vendosur për të dalë në protestë. I kemi refuzuar direkt. Nuk janë vetëm studentë, por edhe të rritur, disa janë gazetarë” përfundoi ai. Ndërsa për analistin Ilir Kalemaj lëvizja e studentëve është mjaft pozitive, pasi lëviz ingranazhet e institucioneve. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aspak populli: 12/12/2018 06:38

    vetingu fillon me politikanet, kur te pastrohet politika, kur t’ju sekuestrohen te gjitha pasurite, atehere te tjeret vet-pastrohen.

    Përgjigju
    • dada: 12/12/2018 10:22

      Une studiojne ne universitet privat. po ne nuk na dhimbesen prinderit tane qe jo vetem na paguaj shkolle por kontribojne edhe tek unversitet publike dhe paguaj taksat. Familjarte tuaj nuk kontribojne ne buxhet dhe ju doni unversitete falas. A eshte barazi kjo|?????

    • dada: 12/12/2018 09:54

      Per ju dy studenten me 10 une jam kontributin tim. pike ata ke 5 te pguajne

  • Populli: 11/12/2018 22:01

    Shkoni dhe tua zgjidh problemim ajo sharabajka e Pd Grida Duma me ato sms qe u dergon juve ndaj ju jeni te shitur te Pd TURP

    Përgjigju
    • Haha: 12/12/2018 01:32

      Pse Salinjani, Balliu, Hajdare etc, te duken pak

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja