Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim

“Më në fund një lajm i gëzueshëm!” Ines Mulellari është një nga 315 studentët e fakultetit të Ekonomikut, që pas një vitit do të ketë më në fund në duar diplomën e masterit.

“Unë lajmin personalisht e kam marrë vesh nga rrjetet sociale por vendosa që të iki  ta verifikoj nëse është e vërtet. Dje kam patur një takim me drejtorin e kurrikulës pranë Rektoratit ku mu vërtetua që lajmi është i vërtet dhe këto diploma janë në proces firmosje pasi dekanati i fakultetit ekonomik vendosi që ti dërgojë në rrugë zyrtare dhe sipas procedurës së rregullt që duhet të kishte ndjekur dy vite më parë. Pjesa e firmosjes është thjesht punë ditësh, dy ose tre ditë dhe javës tjetër studentët do të jenë të pajisur me kartonin e diplomës së tyre. Ky karton do të tërhiqet pranë fakukltetit ekonomik pra atje ku ne kemi shlyer të gjithë detyrimet tona”-u shpreh studentja.

Nuk e shohin me vend ta çojnë çështjen në gjykatë, pasi tashmë u hap rruga për të marrë kartonin e diplomës, por për Inesin, kjo situatë, nuk duhet mbyllur pa vendosur para drejtësisë përgjegjësin.

“Ajo që unë doja të theksoja më shumë është që kjo situatë të bëhet mësim, ku do të ishte mirë që këta dy përgjegjësit të vendoseshin përpara drejtësisë dhe të bëhej mësim jo vetëm për brezin e ri të studentëve por edhe për drejtuesit e rinj që do të vijnë pas datës 30 korrik që mund të mbahen zgjedhjet, që jo vetëm me presionin e studentëve të arrihen të gjitha problematikat dhe zgjidhja e tyre por duke zbatuar ligjin do të ishte shumë më e lehtë dhe ne do të ishim pajisur me karton diplome që në dhjetor të 2019-ës”-shpjegoi Ines.

Me kartonin e diplomës në duar, tashmë studentët do të kenë më tepër mundësi në karrierën e tyre.

“Unë jam shumë e kënaqur që më në fund do arrijë të marr kartonin e diplomës sepse kam paguar për atë karton, kam shpenzuar kohë mjaftueshëm dy vjet për tu pajisur me kartonin por e kam merituar edhe për shkak të mesatares dhe notave të mira që disponoj në atë fakultet, si unë edhe shumë studentë të tjerë. Ajo që do të na ndihmojë është në rritjen profesionale, në aplikimin për master të tjerë por edhe në rritje monetare në vendet e punësimit ku ne aktualisht ndodhemi”-thotë Inesi.

Ishte një konflikt mes rektorit Mynyr Koni dhe dekanit të fakultetit Dhori Kule, që prej 1 viti la pezull diplomat e studentëve, pasi Kule shmangu rektoratin duke dërguar listat për matrikullim drejtpërdrejt tek Qendra e Shërbimeve Arsimore.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2020 22:48

    Edhe une kam hequr keq per te marre diplomen ne fund te viteve 90'.Atehere po beja dokumentet e emigrimit ne ambasaden e U.S.A.dhe me duhej dokumenti I diplomes por personi qe duhej ta firmoste ishte larguar,ai qe ishte vene nuk kishte Akoma vulat dhe te drejten e firmes,kurse personi qe ishte vene si ndermjetes I kalimit te pushtetit midis te dyve dhe kishte vulat dhe firmen me thoshte :se une ta firmos e ta vulos por firma ime nuk ka vlere pasi jam perkohesisht,si ure kalimi mes ndrimit te zyrtareve.Shkurt ,e thene ndryshe mezi e morra.Duket se Akoma Shqiperia vuan nga probleme te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë