Marku në një prononcimin per mediat tha se në takimin me dyer te mbyllura me ministren Nikolla, asaj iu parashtruan 5 kërkesa, të cilat nëse nuk do të zgjidhen, do t’i detyroijnë pedagogët që të nisin protestat.
Mikrofonët e Report TV shkuan në disa mjedise të Universitetit të TIranës, ku pyetën studentët lidhur me kushtet e studimit dhe debatin e pedagogëve.
“Kushte nuk ka, ambientet nuk janë të këndshme, nuk ka sistem ngrohje, as kushte të mira, që nga tualtet, e deir te bankat dhe dërrasat” – u shpreh një studente e Universitetit Politeknik, e cila tha se nuk ka njohuri mbi diskutimin e pedagogëve.
Një studente e degës së gjermanishtes në Universitetin e Tiranës, u shpreh “Ne jemi mirë me kushte edhe në dimër, nuk kemi ndonjë ankesë. Kushtet janë normale. Nuk e ndjekim televizorin, se jemi në sezon provimesh. E mira s'ka fund, ka vend për më mirë. Por nuk jemi fare keq”.
Ludhur me debatin e pedagogëve edhe studentja në fjalë u shpreh se nuk është e informuar pasi nuk ndjek televizorin duke qenë se ndodhet në sezon provimesh.
s.k/Shqiptraja.com

VIDEO










