TIRANE- Studentët e Universitetit Politeknik në kryeqytet të cilët kanë mbaruar ciklin 3-vjeçar të studimeve dhe presin të fillojnë studimet për Master, protestuan mëngjesin e sotëm kundër uljes së kuotave për këtë nivel studimi. Duke u shprehur edhe kundër rritjes së tarifës për studimet Master shkencor e profesional, studentët e Politeknikut, të mbështetur edhe nga studentë të tjerë, bllokuan hyrjen e Korpusit, duke mos lejuar pedagogët të hyjnë.
Kështu, u pengua zhvillimi i mësimit në këtë Universitet paraditen e sotme.

/Shqiptarja.com
Kështu, u pengua zhvillimi i mësimit në këtë Universitet paraditen e sotme.


FOTO









